Non classé

GJASHTË DINOZAURËT KUNDRA MONSTRËS QË VETË KANË KLONUAR

Drejtsia Shqiptare
Channel One para pak ditësh organizoi një debat për qështjen Tahiri me gjashtë ancien për të dhënë mendimet dhe gjykimet e tyre mbi këtë qështje ku që të gjashtë janë pjesmarrës të drejtpërdrejtë në ndërtimin e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri.
Përsonalisht nga këto të gjashtë, tre kam njohur, dy i kam njohur si të pa gojë dhe njërin prej tyre e kam njohur si një monedhë të shekullit të kaluar, por në thelb këto nuk kanë ndonjë rëndësi.
Atëhere lind pyetja se çfarë nxori ky debat televiziv në fungsionimin e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri duke e parë në vija të trasha.
Së pari: Partia Socialiste i ka dhënë fund luftës brenda lloit dhe tani topi është në anën e Partisë Demokratike dhe lumë ata që do të kenë të bëjnë me Drejtësinë Shqiptare se edhe leshin do ta lëmë, pa llogaritur të tjerat.
Së dyti: Prokuroria Shqiptare (pa përmendur nivelin e saj mediokër sipas të gjashtëve) është në shërbim të plotë të politikanëve Shqiptarë dhe mendon e vepron me mentalitetin dhe metodat para viteve 90-të që do të thotë se Prokuroria Shqiptare të ndalon dhe të liron ose të arreston dhe të dënon me burg, që do të thotë se Gjykata është kot, Gjykata është vetëm për ata që kanë ndonjë gjë në fund të thesit për të nxjerrur për ta për ndryshe je i mbaruar, lum bark-thatët dhe xhep-grisurit që janë dhe vihen përballë tyre.
Së treti: Drejtësia Shqiptare në princip gjithmonë sipas të gjashtëve ekzekuton vendimet politike që do të thotë në zhargonin popullorë ‘’të bëhesh kokë turku’’, që do të thotë të jesh i pafajshëm, që do të thotë sakrificë njerzorë, që do të thotë të hedhish gjakun e të pafajshmit mbi gjakun e krimit, që do të thotë të hedhësh jetën e të pafajshmit mbi jetën e krimit, që do të thotë se Drejtësia Shqiptare është Tempulli i sakrificës njerzore, i sakrificës të Shqiptarëve të pafajshëm gjithmonë sipas të gjashtëve.
Së katërti: Drejtësia Shqiptare po sipas të gjashtëve do akoma edhe dy breza që ajo të arrijë në nivelin e saj dhe të bëjë punën e saj për të cilën është e ngarkuar, që do të thotë se Shqipëria don akoma edhe dy breza që të bëhet vend i sigurtë, që do të thotë se ende Shqipëria është ferri i Shqiptarëve, që do të thotë se Drejtësia Shqiptare është përgjegjësja e vetme që do ta shtërngojë europën ta riizolojë Shqipërinë.
Së pesti: Të gjashtët qështjet serioze i rezervuan ti shprehnin mbas emisionit dhe jo përballë publikut, që do të thotë se ka akoma gjëra që nuk dihen, që do të thotë se sitemi i Drejtësisa Shqiptare në vetvete është patologjik mos me thënë një mutacion gjenetik, që do të thotë se është kanceri i Shqipërisë, që do të thotë se ushqehet me gjakun e pastër të  të pafajshmëve të Shqiptarëve, që do të thotë se nuk është në funksion të Shqiptarëve dhe të Shqipërisë dhe as në fungsion të botës Shqiptare.

Nga: ALBMIR PREMOL
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire