Non classé

KANABISI OSE HASHASHI DHE KANACIDI BIOLOGJIK NDAJ TIJ

shkoder-kanabis-policia-e-shtetis-askion-per-asgjesim-droge-660x330_1495723128-5904256
Mos u habisni kurë në një të ardhme jo të largët Shqipëria do të akuzohet për kanacid biologjik ndaj kanabisit ose hashashit siç quhet ndryshe!

Kanabisi ose hashashi i përket botës Shqiptare dhe bën pjesë në kulturën tonë të trashëguar.
Kjo bimë ka ardhur në tokë përpara njeriut dhe don respektin që i takon si të gjitha bimët të tjerë si përshembull, mentja, çaj i malit, hithra, kilkëza apo salepi, lisna, lule kuqja etj. dhe më i famshmi ‘’shkemi’’ suplementi i varfërisë komuniste!
Është vërtetë që kanabisi nuk ka pasur një nivel të tillë nderimi si në Himalaja që është i bekuar ose sakre dhe nuk guxon askush ta presë ose ta kosisë, ose i fuqishëm si në botën Arabe që bëri Marokun të përjashtohet nga pjesmarrja në Revolucionin Arab i quajtur ndryshe ‘’Pranvera Arabe’’.
Ky anëtarë i botës biologjike Shqiptare në Latinisht quhet Kanabis Sativa dhe në Arabisht quhet Hashish që do të thotë ‘’vrastarë’’ (vrasës).
Termi Arab i kësaj bime ka qënë edhe orogjina e persekutimit juridik të kësaj bime të pafajshme dhe aq të vyer në planin medikal dhe industrial të cilën e kanë dënuar dhe diabolizuar duke e klasifikuar në bimët ilegale deri në të drejtën e zhdukjes së saj si dhe një terren i favorshëm për politikanët në arritjen e qëllimeve të tyre politike në mënyrë të pandershme dhe një rrezik për botën e pambrojtur politike pjesmarrëse në këtë luftë të cilës nuk mund ti shpëtojë dot sepse politikanët janë pjesë e saj!
Në Shqipëri kanabisi rritet në mënyrë natyrale dhe njihej për vlerat e tij pediatrike ku fëmijëve iu është dhënë në formën e çajt për uljen e temperaturës kundra etheve si dhe në hapjen e oreksit që thënë në mënyrë figurative ‘’i bënte fëmijët të hanin rrasa’’ që përkthehet, në kushtet e varfërisë fëmijët ushqeheshin me ç’të mundnin dhe luksi i tyre ishte qulli dhe brumërat me gjithë shete dhe çaj i kanabisit i lehtësonte nga dhimbjet e barkut dhe trupit si dhe në lehtësimin e vuajtjeve të tyre që vinte nga skamja!
Ashtu siç ekziston akuza ‘’Genocid ndaj Njerzimit’’ do të ekzistojë dhe akuza ‘’Kanacid ndaj Biologjisë’’.
Konkretisht në planin medikal kanabisi është një mrekulli dhe në planin farmaceotik dhe industrial është një dhuratë e natyrës, pra legalizimi i kanabisit në Shqipëri është një avantazh për ekonominë dhe financat Shqiptare dhe botën Shqiptare.
Por siç dihet politikanët Shqiptarë dinë vetëm të llomotisin dhe të shahen në të ashtuquajturat ‘’Foltore’’ duke bërë si trima që në të vërtetë e kanë lepurin në bark prej Ndërkombëtarëve dhe ndaj presjoneve të tyre si: ‘’Ajo qeveri që guxon të bëj legalizimin e kanabisit në Shqipëri nuk mund të qëndrojë më shumë se një javë në pushtet’’.
E kaluara jo e largët ka treguar se qeveritarët tanë janë gati të shkrumbojnë Shqipërinë për interesat e tyre përsonale dhe që as që mund të mendohet se këta politikanë që kemi sot të vënë në rrezik portofolet e tyre për tu bërë ballë presioneve politike e trusnive ekonomike e financiare tashmë të mondializuara që nëpërmjet Parlamentit Shqiptarë të nxjerrin ligje strategjike dhe afatgjata në interes të ekonomisë dhe të rritjes së tregëtisë të jashtëme që nëpërmjet tyre të shëndoshet ekonomia shqiptare dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve të tyre, por këta dinë vetëm të bëjnë ligje afatshkurtëra në favor të tyre, biles edhe ligje të nivelit efemerë!
Eksperienca e fituar në kultivimin e hashashit në Shqipëri tregoi që kultivimi i tij në mënyrë ilegale nuk është në interesin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
E vërteta është që kanabisi i Shqipërisë është i ndershëm se ai është në tokën e tij dhe ka qënë me leje sepse përfitimet që nxirreshin prej tij nuk shkonin në xhepat e terroristëve.
Në momentin që kjo anomali u rregullua nga europa dhe palët e tjera të interesuara, hashashi i kultivuar në Shqipëri u kthye kundra Shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe mund të ketë dhe pasoja të paparashikueshme për faktin e thjeshtë se tregjet e hashashit janë të rregulluara me kohë dhe se bota financiare është një botë përbindëshash dhe e pamëshirshme ku të hanë për së gjalli kurë është puna në mbrojtjen e interesave të tyre dhe mund të shpëtosh prej tyre vetëm kurë ju intereson si lëndë e parë në përfitimet e tyre të paskrupullta!
Si ç’do gjë që duhet rregulluar me ligjë edhe kultivimi i kanabisit duhet të legalizohet me ligjë (në origjinë kanabisi nuk ka qënë kurrë ilegal në Shqipëri dhe në botën Shqiptare) që është një fitore për Shqipërinë dhe sigurinë e stabilitetin e saj si në fushën politike dhe atë ekonomike dhe një dritë që shihet në fund të tunelit për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të ardhmen tonë si botë Shqiptare që jemi.

Nga: ALBMIR PREMOL
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire