Culture

SIÇ ËSHTË FAMILJA, ASHTU ËSHTË KOMBI

12642899_491652771018070_3954663493486965892_n

-Papa Gjon Pali II (Karol Józef Wojtyła) lindi me 18 maj 1920 në Wadowice-Poloni.

Ishte papa i 264 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 16 tetor 1978 dhe deri më 2 prill 2005. Paraardhës i tij ishte Papa Gjon Pali I, ndërsa pasardhësi papa Benedikti XVI.
16.10.1978 : Zgjidhet Karol Wojtylas (Polonia) si kreu i Kishës Katolike. Për herë të parë qysh nga viti 1522 zgjidhet një Papë me origjinë jo italiane.
25.01.1979 : Udhëtimi i parë jashtë shtetit: Republika Domenikane, Meksika dhe Bahamas.
04.03.1979 : Publikimi i Enciklikës (« Redemptor Hominis ») së parë nga gjithsej 14.
13.05.1981 : Ekstremisti i djathtë turk Ali Agca plagos rëndë Papën në stomak dhe në dorë gjatë një atentati në Sheshin e Shën Pjetrit.
15.09.1982 : Vatikan pret udhëheqësin palestinez Jaser Arafat.
13.04.1986 : Si Papa i parë viziton Karol Wojtylas një sinagogë çifute në Romë.
27.10.1986 : Papa fton të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve të botës për tu lutur së bashku në Assisi.
01.12.1989 : Papa pret për herë të parë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik zotin Mihaill Gorbaçov.
15.07.1992 : Operacion i rëndë, Papa i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një tumori intestinal (të zorrëve). Pak më vonë shfaqen simptomat e sëmundjes së parkinsonit.
25.04.1993 : Për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashke me Nënën Terezë.
17.05.1993 : Për herë të parë që nga viti 1566 një katekizëm i ri i botës.
30.12.1993 : Nënshkrimi i marrëveshjes themelore Izrael-Vatikan në Jerusalem për fillimin e marrëdhënieve diplomatike.
29.04.1994 : Pas rrëzimit në banjo Papa pëson një thyerje në këmbën e djathtë.
09.12.1994 : Revista amerikane Time kurorëzon Papa Gjon Pali II si « Burri i Vitit ».
15.01.1995 : Në Manila organizohet nën drejtimin e Papës mesha më e madhe e historisë ku marrin pjese rreth 4 milion njerëz.
25.12.1995 : Papa nuk merr pjesë për herë të parë në meshën e Krishtlindjeve (Urbi et Orbi) për shkak të gripit.
21.01.1998 : Udhëtim triumfues për në Kubë.
25.12.1999 : Hapja e Portës së Shejtë në Kishën e Pjetrit, fillimi i vitit të madh jubilar 2000.
20.03.2000 : Udhëtim për në Izrael, Jordani dhe Palestinë. Në murin e ankesave ne Jerusalem Papa lutet dhe mban një meshë fetare në Betlehem dhe Nazaret.
06.05.2001 : Si Papa i parë i historisë Papa Gjon Pali II viziton një xhami islamike, xhaminë Omajaden në Damask.
16.10.2003 : Papa shumë i sëmurë feston jubileun e 25-vjetorit si kreu i Kishës Katolike.
01.02.2005 : Papa dërgohet i sëmurë me grip dhe probleme në rrugët e frymëmarrjes në kliniken Gemelli në Romë. Pas disa ditësh ai kthehet përsëri në Vatikan.
06.02.2005 : Papa del në dritaren e klinikës dhe bën një bekim të shkurtër. Zëri i tij është i ngjirur dhe i dobët.
07.02.2005 : Shtypi italian dyshon, që Papa të ketë folur live një ditë më parë. Fjala është për një inçizim kasete.
10.02.2005 : Papa braktis spitalin Gemelli. Me mijëra njerëz nderojnë Papën me entuziazëm, kur ai kthehet me «Papamobil» për në Vatikan.
13.02.2005 : Ati i Shenjtë flet nga shtëpia e tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan disa fjalë të shkurtra bekuese. Lutjet tradicionale të së dielës i mban një ndihmës.
24.02.2005 : Ati i Shejtë dërgohet përsëri në spital, atij i bëhet një trakeotomi për ta ndihmuar me frymëmarrjen. Vatikani shpjegon që ky të jetë një rast rikthimi.
27.02.2005 : Papa duket për disa sekonda pas dritares së mbyllur të klinikës.
01.03.2005 : Kardinali Joseph Ratzinger viziton Papen në spital. «Ai foli italisht dhe gjermanisht», shpjegon Ratzinger.
13.03.2005 : Ati i Shenjtë kthehet në Vatikan. Ai thotë vetëm «Të dashur vëllezër dhe motra, faleminderit për vizitën tuaj.» Këto janë deri tani fjalët e fundit të publikuara të Papës. Shëndeti i tij është rënduar shumë.
27.03.2005 : Ati i Shenjtë orvatet ti flasë besimtarëve të Dielën e Pashkëve. Por nuk mundet. Njerëzit ne Sheshin e Shën Pjetrit vajtojnë dhe derdhin lot.
30.03.2005 : Papa dëshiron përsëri ti flasë besimtarëve. Vatikani shpall zyrtarisht që Papa 84-vjeçar po ushqehet artificialisht me një sondë në stomak.
01.04.2005 : Vatikani vërteton se gjendja e Papa Gjon Palit II është tepër serioze. Për shkak të një infeksioni të rrugëve urinare, kreu i Kishës Katolike pëson një goditje në sistemin kardiologjik dhe një helmim gjaku. Atit të Shejtë i behet «Vajisja e Fundit».
02.04.2005 : Vdes në Vatikan kreu i Kishës Katolike Papa Gjon Pali II në orën 21:37

 »Siç është familja, ashtu është kombi, ashtu është edhe e gjithë bota në të cilën jetojmë »
PAPA GJON PALI II-të

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Culture

Tagué:, , , ,

Laisser un commentaire