Histoire

TRADHËTIA E KOMUNISTËVE SHQIPTARË

145127486596102-6

-Nga: MEHMEDALI JASHARI

Në Trojet e robëruara Shqiptare në Kosovë e Ylliridë, dihet pastër se partizanët Shqiptarë kanë luftuar krahë për krahë me okupatorët Sllav në çdo Qytet e Fshat të Trojeve Shqiptare.
Lufta e tyne ishte kundër Nacionalizmit Shqiptarë!
Le të dalë një historian me bindje komunistë ta vërteton sa forca gjermane luftuan në Drenicë e në të gjitha qytet e Kosovës?
Sa Gjermanë i vranë në Kërçovë, në Gostivar në Bllacë të Iliridës, në Dërven të shkupit?
Kudo masakronin vetëm Shqiptarë, digjnin shtëpia Shqiptarësh në çdo Katund që hynin Partizanët famëkeq, mundonin familjet Shqiptare duke ju bërë presion për burrat, djemt e tyre që luftonin për kauzën Kombëtare.
Mbas 44-45 nuk kishte këmbë gjermani, në trevat shqiptare kishte Shqiptar me Flamurë Kombëtar duke mbrojtur Shqipërinë e Shqiptarëve, trojet e veta dhe nderin e tyre.
Ata që sulmonin ishin Ushtria Titiste Cetniko-Serbo-Malazezo-Maqedono-Bullgare sëbashku me Partizanët e Enver e Fadil Hoxhëve, kjo nuk do ndonjë filozofi për t’u spjeguar e shkruar drejt Historia.
Eshtë histori e hidhur që e di çdo shqiptar ,kjo nuk është propogandë e sajuar si bënin dhe bëjnë Komunistët.
Eshtë një përjetim i hidhur që vuajti populli Shqiptar në trojet e veta nga pushtuesi dhe bashkë-puntorët e tyre Partizanë e Brigadave të Enver e Fadil Hoxhëve.
Këtë tradhëti të madhe qe i’u bë Shqipërisë e shqiptarëve në LDB, nga komunistët e racës tonë ja kalon të gjitha tradhëtive që i janë bërë Kombit Shqiptar nëpër shekuj.
Për çdo shqiptarë që i thotë vetes Historian, e ka për detyrë sa Kombëtare dhe morale shpirtërore, ta shkruajnë Historinë Kombëtare drejt ashtu si dëshmojnë dhe vuajtjet e Shqiptarëve.
Dëshmi janë varret masive kudo në viset Shqiptare që i bërën armiqt dhe Komunistët Shqiptarë, duke filluar nga disa më të voglat që nuk do asnjë Komunist shqiptarë t’i ndëgjojnë dhe t’i shënojnë në fletën e Historisë!
Pa u përmendur atë varrin e madh masiv të Tivarit famëkeq, duke filluar nga Kërcova, 73 Shqiptarë të vrarë për një ditë duar lidhur dhe futur në një gropë, (sot njihet si gropa e Gështejës).
Monopoli i Duhanit në Tetovë, masakra e Bllacës, e sa e sa masakra e varre masive shkaktuan në Kosovë, Sllavët dhe veglat e tyre Komuniste!

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Histoire

Tagué:, ,

2 réponses »

  1. komunistet ishin vegla te sebeve dhe ruseve. nuk arrij te kuptoj si munden te arrinin deri ne kete pike,qe te masakronin popullin e vete.ne shqiperi partia komuniste duhej nxjerr e paligjeshme me ligj kushtetues. keta antishqiptare duhet te paguanin me jete per krimet e bera ndaj popullit tone. ne vitet 90 menduam se erdhi demokracia,e vertete dhe ata felliqesira do merrnin ndeshkimin e popullit,por ndodhi e kunderta,kriminelet komuniste ishin perseri ne pushtet,vecse tani kishin nderruar lekuren dhe ishin bere demokrat. mjere populli yne,qe nga vuajtjet e komunizmit,kaloi ne vuajtjet e demokracise komuniste. si mundet qe nuk u be nje pastrim nga keta felliqesira?

    J’aime

Laisser un commentaire