Dossier

KOMUNIZMI ZBATOJ ANTISHQIPTARIZMIN SHEKULLOR

luzaj

-Nga: ISUF LUZAJ

Një kryetar shteti i një sistemi komunist ishte i detyruar të përfundonte në rrugën e krimit, por kryetari i shtetit tonë që ishte i veshur me doktrinën e gabuar komuniste, ishte i detyruar të bëhej kriminel dyfish:
E para: se doktrina komuniste ishte utopi dhe si e tillë nuk kishte rezultat, ndaj dështimin e saj ua vishte njerëzve antikomuniste.
E dyta: se në Shqipëri e kudo që kishte shqiptarë, përveç komunizmit, zbatohej antishqiptarizmi shekullor i drejtuar haptas, apo fshehtas nga sllavët dhe kjo qe fatkeqësia më e madhe për kombin tonë… nën maskën e komunizmit u vranë, burgosën dhe u internuan patriotët shqiptarë…
“Në një bisedim të shkurtër që pata me filozofin frëng Zhan Pol Sartre, kur erdhi mik i thirrur i Universitetit ku unë mësoja filozofinë e tij (si një pjesë të kurseve të ekzistencializmit), ky më tha:
“Sa më shumë i sinqertë, i vendosur, i zgjuar, trim të jetë një komunist –kryetar shteti, aq më shumë gabime, aq më të pakorrigjueshme gabime, aq më shumë gabime do të bëjë, pa pasur tjetër alternativë veç krimit, për të vazhduar udhën e tij të gabuar, i udhëhequr nga filozofia e gabuar marksiste – leniniste”.

Marrë nga Libri: “Filozofia e Bukurisë”

PRESS INDEPENDENT

 

Laisser un commentaire