Dossier

PRENG NDREC MOLLA (1901 – 02 SHKURT – 2016) 115 VJETORI I LINDJES -MONOGRAFIA-

Foto-Kapiteni-Zogut-Pare

Emri: Preng
Atësia: Ndrec
Amësia: Gjelë
Mbiemri: Molla
Datëlindja: 02. 02. 1901
Vendlindja: Malaj – Mirditë
Profesioni: Ushtarak
Grada: N/Toger
Pozita: Adjutant i Mbretit Zog-I
Studimet: Akademinë Ushtarake

Veprimtaria:
1926 – 1928 Ushtarak në Tiranë.
1928 – 1932 Xhandar në Tiranë.
1932 – 1935 Garda Mbretërore
1935 – 1939 Adjutant i Mbretit Zog-I

Rezistenca:
07. 04. 1939: Ka marrë pjesë në luftë kundër forcave fashiste në Durrës.
09. 04. 1939: Ka marrë pjesë në luftë kundër forcave serbo-malazeze në Han të Hotit.
1945 – 1947: Ka marrë pjesë në luftë kundër komunizmit përkrah forcave të Dr. Mark Gjomarkut.
15. 05. 1947: Helmohet nga Sigurimi komunist i Shtetit Shqiptar.

Vendi i vdekjes: Malaj – Mirditë

1415405_200646273452056_1088261290_o1

M O N O G R A F I A :

Preng Ndrec Molla, lindi me 02 Shkurt 1901 në Fshatin Malaj, Mirditë.
Nga viti 1926 deri në vitin 1928 mbaroi Shkollën Ushtarake të N/Oficerave në Tiranë me rezultate të shkëlqyera, më vonë emërohet në Gardën Mbretërore Shqiptare dhe dërgohet Adjutant i Grupit Parë të Mbretit Zog-I.
Duke parë aftësitë e Tij, dërgohet në shkollën e kuadrave (Oficerave), nga viti 1930 deri në vitin 1932, doli me Gradën N/Toger, i cili vetë Mbreti Zog-I përpara studentëve të diplomuar i dorëzon diplomën dhe Medalien e Artë Ushtarake duke e përgëzuar për arritjet.
Nga viti 1932 d eri në vitin 1935 caktohet në Grupin e Shoqërimit të Delegatëve të Qeverisë Mbretërore që dilnin jashtë shtetit për qështje diplomatike, pasi zotëronte dhe gjuhë të huaja.
Në fillim të vitit 1935, përsonalisht Mbreti Zog-I me kërkesë të Tij të drejtpërdrejtë e thirri në Zyrë bashkë me Ministrin Musa Juka dhe Komandantin e Gardës Mbretërore dhe i komunikon detyrën e re, emërohet në Grupin e Parë të Shoqërimit për mbrojtjen fizike të Mbretit Zog-I.
Ka shërbyer si Adjutant i i Mbretit Zog-I nga fillimi i muajt Qershor të vitit 1935 deri me 07 Prill 1939, kohë kurë Italia Fashiste sulmoi Shqipërinë.
Detyrën e Tij e ka kryer me besnikëri dhe devotshmëri.
Rreth orës 01 të mesnatës të 07 Prillit, Mbreti Zog-I e ka thirrur bashkë me oficerët dhe punonjësit e Gardës Mbretërore Shqiptare të cilët i ka vënë në dieni për situatën e krijuar.
Menjëherë është nisur me disa Xhandarë të tjerë për në Durrës dhe zuri pozicionet luftarake në bregdet, në krah të Tij kishte njësitin luftarak që drejtohej nga Mujo Ulqinaku.
Në orën 04 :30-05 :00 të mëngjesit, Flotat e forcave Fashiste ju afruan bregdetit të Durrësit për të zbarkuar, menjëherë forcat Ushtarake Mbretërore Shqiptare kanë nisur të qëllojnë kundër ushtarëve pushtues që zbrisnin për të dalur në bregdet të cilët forcat Mbretërore Shqiptare i kanë sprapsur disa herë forcat Fashiste.
Meqënëse forcat Fashiste nuk përballoheshin, Preng Ndrec Molla me njësitin e Tij luftarak u tërhoq afër mureve të Viles Mbretërore duke mos i ndërprerë luftimet, pas një rezistence të gjatë largohet bashkë me disa Xhandarë të tjerë për të mos rënë në duart e pushtuesve dhe shkon në Tiranë.
Pasi kthehet nga lufta, ka shkuar në Sauk të Tiranës dhe mori familjen e Tij i cili largohet e shkon për siguri në familjen e Gjeneral Preng Previzi në Laç të Kurbinit, pastaj largohet me familjen për në Malin e Zi.
Me 10 Prill 1939 në kufirin e Hanit të Hotit bien ë përpjekje me forcat Serbo-Malazeze që donin të depërtonin mbrenda kufirit Shqiptarë, organizoi Xhandarët e Postës kufitare dhe mbrojti kufirin deri në kohën që shkuan forcat nga Shkodra të dërguar nga Mark Gjomarku.
Shkon në Ulqin, pas disa ditëve largohet nga Ulqini dhe vendoset bashkë me familjen e Tij në Dushanovë (Arbana) të Prizrenit, Kosovë.
Në vjeshtë të vitit 1945 dëbohet nga forcat Serbe dhe kthehet në vendlindjen e Tij ne Malaj, Mirditë ku dhe mbajti qëndrim antikomunist duke u lidhur me forcat antikomuniste, për këtë shkak me 15 Maj 1947 helmohet nga segmentet e Sigurimit të Shtetit dhe vdes.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Dossier, Histoire

Tagué:, , , ,

Laisser un commentaire