Actualité

KUSH ËSHTË INTERESUAR TA IMPLIKOJË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT NË TERRORIZMIN NDËRKOMBËTAR ?

12650672_1233477830013055_758807277_n

-Nga: ALBMIR PREMOL
-Janar i vitit 2016, mund ta quajmë muajn problematik-enighmatik për të ardhmen e Shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Kjo nuk dihet se nga erdhi, por sulmet e medave të huaja, veqanarisht theksojmë ato të Italisë, Francës dhe Anglisë për implikimin e shqiptarëve në atentatin terrorist të 13 nëntorit 2015 i ndodhur në Paris sigurisht ka diçka që nuk tingëllon mirë për popullin Shqiptarë dhe integrimin e saj në Europë.
Ky sulm i Medjave Europjane për implikimin e Shqiptarëve në atentatin e Parisit ndodhi në të njëjtën kohë kurë Kryeministri Italian Mateo Renzi bëri deklaratën ku Franca dhe Gjermania nuk mund ti zgjidhin problemet e Europës vetëm, pa pjesmarrjen e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europjan.
Ish Kryeministrit i Britanisë së Madhe Tony Blair u shfaq në Medjan Franceze ku dha disa refleksione mbi luftën në Irak dhe gjendjen aktuale në Siri.
Zëvendës Presidenti Amerikan Joe Biden bëri një vizitë surprizë në Turqi i cili takoj Kryeministrin Turk Ahmet Davutoglu për gjetjen e një zgjidhje politike në rajon.
Të gjitha këto ngjarje politike të muajt janar 2016 ndodhën atëhere kurë u pa që Franca ishte vendosur në zgjasten e gjendjes së jashtëzakonëshme në luftë kundër terrorizmit.
Si mund ta analizojmë këtë sulm të Medjave Europjane kundër Shqiptarëve dhe Shqipërisë ku dihet fort mirë që Medjat janë me leje dhe të aprovuara « diku ».
A mos ndoshta dikush e shikon qëndrimin e shtetit Francez ku kohët e fundit ka qënë pozitiv në lidhje me Shqipërinë dhe Shqiptarët si pengesë për zbatimet e planeve të lëshuara prej kohësh në Gadishullin Ballkanik?
Apo….? Shpresojmë që janari i vitit 2016 nuk do të na shfaqet përsëri në të ardhmen për të rifilluar dhe një herë ato që kemi kaluar gjatë kohëve.
Urojmë që të gjitha këto sulme Mediatike kundër Shqipërisë dhe Shqiptarëve të jenë rezultat i zgjidhjes së krizës financjare Greke, që e mbajtë me forcë në Zonën Euro kundër vullnetit të disa palëve që ishin për nxjerrjen e saj nga Euro, ku këtu do të fillonte ajo që nuk do e dinim se kurë do ti vinte fundi.
Nëqoftëssë do të bënim një retrospektivë mbi historinë e Ballkanit, të gjitha problemet historike që kanë ndodhur në Ballkan, Shqiptarët kanë dalur gjithnjë një popull i sakrifikuar.
Janari 2016 le të mbetet thjeshtë një muaj kalendarik i këtij viti dhe të mos na shfaqet më vonë si hije keqdashëse mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire