Actualité

JETA E ADMIRALIT FRANCEZ EMILE MUSELIER DHE DEBATI AKTUAL PËR HEQJEN E NACIONALITETIT NË FRANCË

-Nga: LEON MOLLA

12674421_1234255146601990_1245839512_n

-Admirali Emile MUSELIER
( 1882 – 1965 )

muselier_portrait

-I lindur me 17 prill 1882 në Marsejë ( Bouches-du-Rhone ) – Ndrron jetë me 2 shtator 1965 në Toulon ( Var ).
Ka integruar Marinën Franceze në vitin 1899.
Aspirues me 5 tetor 1902 në portin e Toulonit.
Nga viti 1903 deri në vitin 1905, ai ka kryer misione hidrografike në anijen  »MONTCALM »,  »BENGALI » dhe  »COMETE » ne Lindjen e Mesme dhe gjithashtu ka kryer misione ne Indokine.
Mëson anijen me 5 tetor 1904.
Në vitin 1906 në mesdhe në anijen  »SUFFREN » dhe  »COURONNE », në shkollën e qitjes të artilerisë ( I diplomuar më pas si qitës artilerie ) dhe anijen  »POTHUAU » në Toulon.
Në vitin 1907 në anijen  »SAINT-LOUIS ».
Në vitin 1908 në anijen  »POTHUAU » dhe në vitin 1909 si i në anijen  »CARNOT ».
Me 1 janar 1911 ka punuar në anijen  »TOURVILLE », në shkollën e qitjes së artilerisë si i dyti i një skuadre të disa nxënësve që po mësonin qitje të artilerisë.
Toger anije me 1 janar 1912.

muselierdOficer qitje të artilerisë si në anijen  »EDGAR-QUINET ».Në maj 1915, Komandant i një kompanie të regjimentit të parë të marinsave, ai dallohet në NIEUPORT. Në dhjetor është affektuar në Bataljonin e qitësve të artilerisë marine dhe lufton në CHAMPAGNE, pastaj ne YSER.
Në gusht 1916, zgjidhet President i seksionit marine në sekretariatin e shtetit dhe kryen paralelisht shumë misione, si ajo e anijes kurth të  »SENEGAMBIE », në të cilen sulmoi një nëndetëse gjermane.
Në prill 1918 ai komandon anijen  »SCARPE ».
I zgjedhur si Kapiten i një luftë-anije me 9 korrik, ai operon në Atlantik në të njëjtën anije dhe më pas dërgohet në detin e Zi duke marrë pjesë në operacionet mbas revolucionit bolshevik.
Ai citohet në Urdhërin e Ushtrisë Navale si :  » Komandant i anijes « SCARPE ». Oficer brilant që është dalluar nga vlerat dhe kurajon e tij në fronte të ndryshme gjatë luftës. Ka organizuar në mënyrë perfekte mbrojtjen e një pozicioni maritime të rëndësishëm dhe ka dhënë shumë shpesh një shembull trimërie dhe përkushtimi perseverant « .
Oficer i Legjionit të Nderit.

12688125_1733664126864632_4144577533684827085_n

GAZETA ZYRTARE E SHTETIT FRANCEZ PER HEQJEN E NACIONALITETIT:

GAZETA ZYRTARE E SHTETIT FRANCEZ
E djele 2 Shkurt 1941
Nr.33
Numri : 1 frank

Heqja e Nacionalitetit Francez.

Në, Marshallët e Francës, Shef i Shtetit Francez
Mbi raportin e ministrit sekretar të shtetit në drejtësi,
Sipas nenit 1 të ligjit të 23 korrikut 1940, i cili thot që çdo qytetar francez që është larguar nga territori francez metropolitan, nga 10 maji deri me 30 qershor 1940 për të shkuar në një vend të huaj pa urdhër nga autoritetet kompetente ose pa një motif legjitim, do të shikohet si një përson, i cili nuk i bindet detyrave dhe përgjegjësive të vendosura nga pjesetarët e komunitetit nacional dhe prandaj si pasoje do ti hiqet e drejta e nacionalitetit francez me dekret të raportuar nga ministri sekretar i shtetit në drejtësi dhe si vazhdim kjo masë do të marrë efekt duke filluar nga dita e fiksuar nga dekreti ;
Sipas dekretit me 29 tetor 1940 që përmban heqjen e nacionalitetit francez ;
Sipas vendimit të komisionit të themeluar nga dekreti i 10 shtatorit 1940 mbi kerkesën e formuluar nga Z. Sylvain-Bénédict Mossé ;

Dekretojmë:
Neni 1 – I hiqet e drejta e nacionalitetit francez duke filluar nga data e fiksuar nga dekreti:
Z. Admiral Muselier ( Emile-Henri-Désiré )
Znj. Gorfinkel, e lindur si Marie Komarowsky
Z. Eugène de Rothschild
Z. Léopold Szezler, i quajtur Léo Poldès
Z. Lucien Vogel
Z. Lazare Zissu, i quajtur Villoughby

Neni.2 – Eshte i raportuar nga dekreti i 29 tetorit 1940 nga Z. Sylvain-Bénédict Mossé.
Neni.3 – Ministri sekretar i shtetit në drejtësi është i detyruar të ekzekutoje këtë dekret që do të publikohet në gazetën zyrtare.
E bërë në Vichy, me 27 janar 1941
Ph.PETAIN.

 

AKTUALISHT FRANCA DEBATON PER HEQJEN E NACIONALITETIT

Franca po debaton për heqjen e Nacionalitetit, ky rast përsërit historinë e vitit 1941 ku është kundër Konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo qështje duhet të shikohet më me kujdes, pasi risjell në memorjen e popullit Francez histori të hidhura që ka kaluar dhe njëkohësisht cënon të drejtat e qytetarit Francez poashtu dhe të refugjatit që gëzon statusin me të drejta të plota sipas Konventave të Drejtave të Njeriut.
Nëse ky ligj aprovohet, për Republikën e Francës do të jetë një kthim mbrapa.

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire