Histoire

REPUBLIKA E KOSVOVËS DHE EMRI

Flag_of_Kosovo.svg-KOSOVA
(historikisht: Dardania, serbisht: Косово, Kosovo), zyrtarisht Republika e Kosovës (srb.: Република Косово,Republika Kosovo; anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore.
Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi.
Ka një sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.
Prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit.
Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.
Me shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.
Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë.
Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.
Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.
Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate.
Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999).
Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës.
Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008.
Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

-EMRI
Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’ e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Ilir janë të gjuhës ilire’’, duke ardhur dhe në përfundim që, terminologjia e emrit gjeografikë ‘’Kosova’’, i takon gjuhës ilire.
Po ashtu interpretimin gjeografik të emrit e shpjegon dhe M. Carabregu, i cili thotë se, termi ‘’kas-a’’ përmban kuptimet e një kodre, mali apo shkëmbi.
Variantet e shpeshta të emrit që ndër kohë paraqitën si, ‘’Kasova’’, ‘’Kasava’’ dhe ‘’Kosova’’ na japin ‘’ kas-a’’ dhe ‘’va’’, që të dy terma gjeografikë.
Në bazë të këtij termi gjeografik ‘’kas’’, janë gjithashtu edhe emrat: Cassel, Castel, Cashtel, Casteli etj.
Ky term përdoret edhe për emër personal, fisnor dhe po ashtu si emër vendi, si: Kas-i, Kasaj, Canius, Kastrat, Kastriot, Kasendra, Kas, etj.
Këtyre qëndrimeve, ju shtojmë disa shembuj që vërtetojnë këto të dhëna. Psh., Fisi “Kastrat” e ka djepin në Veri të Shqipërisë.
Emri “Kastrat” në shqipen nuk është shumë i vjetër, ky emër vjen nga latinishtja ‘’Castrum’’. Qyteti mesjetar ‘’Kassa’’në Hungari, në gjuhen gjermane shqiptohet ‘’Kaschau’’ ndërsa në gjuhen latine ‘’Cassovia’’.
Sipas dokumenteve dubrovnikase, familja aristokrate ‘’Kasica’’që jetonte në Dubrovnik, ishte me prejardhje nga qyteti Novomonte (Novobërda), etj.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Histoire

Tagué:, ,

Laisser un commentaire