Actualité

GJERGJ PRENGA: OFENDIMET NDAJ DEPUTETES DEDA ËSHTË MOMENTI PËR TU REVOLTUAR E JO PËR TU BËRË SERVILË TË KËTIJ KRYEMINISTRI TË PAPËRGJEGJSHËM…

12767662_435673869965277_2000499735_n

-PRESS INDEPENDENT i ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundt të politikës Shqiptare të cilën këto ditë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë Kryeministri Edi Rama ofendon me fjalët nga më të rëndat Deputeten e Partisë Demokratike Znj. Albina Deda e cila përfaqëson elektoratin e Mirditës.
Kryeministri Rama ka përdoror një fjalor të rëndë ndaj një Deputeteje, ndaj një Gruaje, ndaj një Nëne dhe mbi të gjitha ndaj një Krahine të cilën ka shkelur hapur të drejtat e gruas që mbrohen nga Konventat Ndërkombëtare të vendosura sipas ligjit të vitit 1951 të OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara).
PRESS INDEPENDENT si një shtyp i lirë e cila vepron në Francë në këtë rast i tërheq vëmendje të gjithë Shtypit, Medias dhe Gazetarëve Shqiptarë për mos reagimin e tyre ndaj Kryeministrit Shqiptarë Edi Rama.
Po publikojmë reagimin e plotë të ish Kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Mirditë z. Gjergj Prenga si më poshtë vijon: LEON MOLLA
12767599_502042013312479_162375176_n

REAGIMI I GJERGJ PRENGËS

Po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet dhe komentet në rrjetet sociale e media, të rastit të paprecedent të ndodhur në parlament nga kryeministri ndaj deputetes Albina Deda…
Cilido që e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin si deputete opozitare do t’i jepte shumë të drejtë znj. Albina Dedës për veprimin e saj të djeshem në parlament…
Ajo ka folur për skamjen dhe papunësinë në Mirditë, duke dalë në terren e mundësisht duke mbështetur në disa raste me ndihma këto familje.
Duke shkuar nëpër qendrat shëndetsore e spitale, duke nxjerrë në pah situaten e rënduar të këtij shërbimi.
Duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rastin e fëmijës së sëmurë, Kristi Mazes.
Duke sensibilizuar, me daljen në terren e pasqyrimin në media të situatës në infrastrukturën e Mirditës.
Duke ngritur zërin dhe denoncuar manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e fundit, ku spikati rasti i kapur duke shpërndarë pako me ndihma të shoqëruara me fotot e programin e kandidatit të ps, të shefit të urbanistikës të Bashkisë me një punonjëse të Prefekturës.
Denonciminin e emerimit në poste drejtuese, të njerëzve kontigjent të krimit e të kultivueseve të drogës.
Këta drejtues të emëruar nga PS u kapen me mijera rrënjë e tone kanabisi e lirohen pa të keq.
Të gjitha këto skandale nga kjo qeverisje, si dhe situatën e renduar në infrastrukurë, varfërinë e tejskajshme, papunësinë në zonë, arrogancen e mungesën e profesionalizmit në administratë, e cila po sorollat njerëzit, plus dhe gjobat e pakuptimta etj. etj. problematika, janë denoncuar me qindra herë nga deputetja…
Më thoni moren përgjigje nga Rama, u ndryshua gjë, po ngulet një gozhdë, po mbetet në burg ndonjë trafikant droge, po del nga burgu ndonjë hallexhi, po hapet ndonjë kantier pune… po dëgjohet zëri i deputetes së Mirditës?!
Jooo… të flasësh, të ngresh zërin, po të përdorin… të mos flasësh, nuk po kërkon të drejtat tona, nuk po bën detyrën.
Disa pseudointelektualë e gazetaruc e drogagjinj që kanë patur, ose kanë në dorë fatet e Mirditës kërkojnë ide… ju prishi burrninë se ju gjuajti kryeministrin… që ofendoi të gjithë burrat e Mirditës në fushatë, duke ju thënë publikisht, se nuk kam nevojë për votat tuaja se më votojnë gratë tuaja… veç u zgerdhitë.
Tani vazhdoni zoterinj… bëni detyrën që keni marrë në shërbim të komunitetit, që të mos ju godasin me vezë, me topa letrash e pështyma, se me këtë terezi që keni, ndoshta mund të keni dhe alla Rumani… pavarësisht se mendoni se e keni mposhtur këtë popull, e i keni vu këmbën në fyt.
Mirditori historikisht, o me fjalë, o me shpatë, kur ka dashur ta shprehë e ka shprehur atë që ka menduar se është e drejtë.
Të sulmosh e të mos mbrosh veprimin për tërheqjen e vëmendjes së kryeministrit e qeverisë për zonën tënde, dhe të justifikosh kryeministrin për të tilla shprehi… i cili është dhe garaniti i të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit të shtresave të ndryshme shoqërore në vend.
Kjo nuk i lë vend imagjinatës me shumë, veçse bëhet fjalë për servilizëm nga disa njerëz për këtë qeverisje.
Në traditën tonë mirditore edhe sikur të kesh të drejtë më i madhi toleron, jo më kur mospërfillja e arroganca ka arritur kulmin nga ky kryeministër.
TË NDERUAR VËLLEZËR E MOTRA MIRDITORË ËSHTË MOMENTI PËR TU REVOLTUAR JO PËR TU BËRË SERVILË TË KËTIJ KRYEMINISTRI TË PAPËRGJEGJSHËM…

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire