Histoire

SIMON MIRAKAJ: VDEKJA E TAHSIM SPAHISË DHE MOS DHËNJA E LEJES PËR PJESMARRJEN NË VARRIM

hqdefault

– KUJTIME – 20 Gusht 1983.

-Atë ditë të nxehtë Gushti po punoja në hapje kanali. Kanali shkonte deri në dy metra thellësi. Puna ishte e rëndë por paguheshe mirë. Djersët kishin mbuluar gjithë trupin.
Nga ora dhjetë filluan gjunjët të dridhen, çaji i mëngjezit nuk të mbantë. Nuk e zgjata, ngula lopatën e dola në krye drejt e te çanta e bukës. U ula e fillova të ha pak bukë me gjizë, lashë edhe për drekë. Mbylla çantën e ju drejova bidonit me ujë. Bidoni ishte nxehur, ishte në mes të diellit që të përvëlonte skishte hije ku ta vendosje.
Fillova të pi ujë të valuar. Barku mu bë daulle nga uji kur ngrita bidonin për të pirë pashë që po vinte drejt meje Bilbili kishte hedhur lopatën krahëve e po ecte kokë ulur.
Qëndrova në këmbë, kur u afrua ju drejtova, çfar ke Bilbil je smurë? Ai ngriti kokën e me lotë në sy më tha .. Jo nuk jam i smurë por ka vdekë lala Tasim.
U trondita dhe unë nga ky lajm i hidhur, mos u merzit, kështu e ka jeta, me zi i nxora këto fjalë. Prit dy minuta sa të vesh pantallonat e po ikim bashkë.
U vesha mora lopatën e çantën e bukës e ashtu në heshtje po ecnim duke sjellë në kujtesë Tasimin, Tasimi kishte mbaruar studimet në Itali, mbas çlirimit ishte arrestuar si shumë intelektualë, kishte bërë disa vjet burg në të famkeqin burg të Burrelit, mbas burgut i internuar në Saver.
Ai ishte simboli i qëndresës, i ndershmërisë, i trimërisë e i mençurisë. Njeri me një kurajo të jashtë zakonëshme.
Për ne më të rinjtë e asaj kohe ishte burim frymzimi. Vinte shpesh në Gjaze tek kusheriri Ismaili një tjetër njeri fisnik i fisit të Spahive të Kolesjanit shpesh rrugën për në Gjaze, nga Savra ku jetonte e bënte në këmbë.
Operativi i kishte porositur që makinat apo karrocat që vinin në Gjaze të mos e merrnin. Sa herë që vinte për vizitë dhe tek ne na mbushte me optimizem.
Ju mos umerzitni ska mundësi pa e parë ju Shqipnin e Lirë, prandaj kurajo. Ky ishte ushqimi ma i mirë për në.
Kur mbërrita në shtëpi gjeta dhe Sokolin vllain, Si të ja bëjmë më tha, më duket se e pashë operativin e të shkojmë ti kërkojmë leje nja dy, tre orë sa të mbaroje ceremonia e varrimit.
Dolëm nga shtëpia, operativi Pëllumbi po qëndronte tek caku ku bënim apelin. Mirdita, ju drejtua Sokoli. Ju lutem a mund të na jepni leje që të marrim pjesë në varrimin e Tasim Spahis në Saver, Jo nuk ka leje. Leje ka vetëm kur të vdesi nëna dhe babai.
Ne na kishin vdekur prindërit. Për ne nuk kishte më leje. Kur u larguam Sokoli më tha se këta nuk janë njerz nuk kanë asgjë të përbashkët me njeriun.
Ne u larguam duke ju lutur zotit që të prehet në paqe Tahsim Spahija. Këtyre burrave të mëdhej do t’ju jemi mirënjohës për jetë sepse luajten një rol të rëndësishëm në formimin e karakterit tonë.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Histoire

Tagué:, , , , , , , , ,

Laisser un commentaire