Actualité

RIKTHEHET DIKTATURA NË SHQIPËRI, DHUNOHET GAZETARI I ZËRIT TË AMERIKËS

12924529_1326217607394249_4125712903157898441_n

-Reagimi i Unionit të Gazetarëve Profesionist të Veriut (UGPV-Albania):

Rastet e dhunës ndaj gazetarëve ne Shkodër, sidomos nga drejtues të policisë janë shtuar shumë kohët e fundit. Megjithatë, rasti i sotëm është i paprecedent pasi frymezimi i dhunës fizike erdhi nga shuna verbale që doli nga dy ministra të qeverisë Rama: Mimi Kodheli dhe Ilir Beqja. Ata kërkuan që kamerat të dalin jashtsë, madje duke replikuar direkt edhe me gazetarët. Kaq ka mjaftuar që shoqëruesit e tyre dhe punonjës të policisë lokale, të hidhen në sulm ndaj gazetarëve e kemaramanëve duke i nxjerrë me forcë nga spitali. E gjithë kjo, kur në korridore por edhe në dhoma kishte dhjetëra njerëz, mes të cilëve policë, badigardë, zyrtarë të ministrive, të prefekturës e instancave të tjera. Por mesa duket, ministrat janë shqetësuar vetëm nga prania e 5-6 gazetarëve e kameramanëve. Shënjestër e këtij sulmi verbal e fizik ka qënë Pëllumb Sulo- gazetar i “Zërit të Amerikës” dhe dekan i gazetarëve shkodranë. Eksperienca e gjatë, profesionalizmi dhe korrektesa që e shquajnë në rradhët e gazetarëve Sulon solli që të shmanget ndonje ngjarje edhe me e pakendshme. Sulo me vendosmeri i ka kerkuar sulmuesve të tij të mos e prekin, duke vijuar me këmbëngulje punën e tij.
Rasti i sotëm vetëm sa i shton një tjetër faqe të turpshme sjelljes shumë të ulët ndaj gazetarëve e mediave në Shkodër. Ishim mësuar të ishim pre e dhunës verbale e fizike e policëve dhe i kërkonim shefave të tyre politike- ministrave, të ndërhynin. Po kur vetë ministrat janë frymëzues të dhunës verbale e fizike ndaj gazetarëve?! Kujt duhet ti ankohemi, kujt duhet ti kërkojmë ndihmë, kush mund të na mbrojë tashmë? E vetmja “armë” që na mbetet është të bashkëndajmë me publikun shqetësimet tona, duke shpresuar thjeshtë në “mrekullinë”. Unioni i Gazetareve Profesioniste të Veriut (UGPV Albania) i bën thirrje Presidentit Nishani, Kryeministrit Rama, Kryeparlamentarit Meta që të jenë më të ndjeshëm ndaj shqetësimeve tona. Janë të vetmit përsona që mund të ndikojnë në zbutjen e sjelljes së ashpër ndaj gazetarëve e mediave në Shkodër. Nuk kërkojmë asgjë më shumë: Na lini të bëjmë detyrën tonë, na lini të informojmë publikun! Nuk cënojmë askënd, nuk duam të na cenojë askush në punën tonë! Njëkohësisht, UGPV Albania i bën thirrje të gjithë kolegëve të solidarizohen me kolegun Sulo e kolegët e tjerë dhe të nisin bojkotimin pa afat të gjitha institucioneve që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes, të Shëndëtsisë, të Ministrisë së Brendshme, Prefekturës etj, deri sa të ketë një reagim të dukshem në mbrojtje të gazetarëve. Ndërkohë, kërkojmë opinionin e kolegëve në Shkodër e me gjërë për të organizuar edhe një protestë të fuqishme të të gjitha shoqatave e organizateve të gazetarëve në vend më një qëllim të vetëm: Vëniën në vend të dinjitetit të gazetarëve e punonjësve të medias!

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire