Interview

PAL MARK DEDA: UNË KOMUNISTI QË PËRFUNDOVA NË BURGUN E BURRELIT

Pali“Ja si deshi të më ekzekutonte pa gjyq Mark Dudi dhe Preng Nikoll Marku në vitin 1972 në Dërven por më mbrojti Kadri Hazbiu”.

Ai ka shërbyer me bindje Partisë së punës, por kulisat dhe prapaskenat e çuan në qelitë e Burrelit si i burgosur politik.

Z. Pal Mark Deda , pse u burgose nga regjimi?

Nuk u burgosa nga regjimi, por nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit që infilrtuan për burgosjen time.

Me çfarë akuze të çuan përpara gjyqit komunist?

Së pari, u akuzova se do të arratisesha për në Jugosllavi, sepse në vitin 1945 më akuzuan gjoja se unë kam bashkëpunuar me të vetmuarit e malit për t’i bashkuar në çetat me bandën e Mark Gjomarkut.
Akuza më e rënëdë ishte ajo e grupazhit kundër partisë dhe pushtetit që e rrezikoi poshkatimin.
Trupi gjykues më akuzoi dhe për atentat kundër Frrok Pjetër Gegës që ishte zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe deputet i Kuvendit Popullor.

A e keni njohur përsonalisht Mark Gjomarkun?

Vetëm një herë e kam parë Mark Gjomarkun në shtëpinë e Zef Margjinit, i cili ky i fundit martohej.
Marku erdhi bashkë me vëllezërit e tij në martesën e Zefit.

D.m.th keni qënë në dasmën e Zef Margjinit?

Po kam qënë.

Me 13 qershor 1946, Mark gjomarku që rrethohet dhe plagoset nga forcat komuniste, vrau veten për të mos rënë i gjallë në duart e tyre.
Dini gjë për informatorin që njoftoi komunistët për vendodhjen e tij?

Apsolutisht nuk di asgjë për këtë rast.

Kush e vrau Bardhok Bibën?

Në atë kohë që është vrarë Bardhok Biba kam qënë në Dibër, por kurë kam shkuar në mort dëgjova se Bardhok bibën, e vrau Lidhja Kombëtare e Maleve me firmën e Ndue Pjetër Gjomarkut.

Mos ndoshta ka dorë Sigurimi i Shtetit në vrasjen e Bardhok Bibës?

Nuk mendoj se ka dorë Sigurimi, ndoshta dhe mund të ketë por unë nuk di asgjë.

Dini gjë se si ka ndodhur vrasja?

Me Bardhok Bibën ka qënë shoqërues Pal Gjoka, Ded Kol Sherri dhe Pashk Shyti, për këtë mund të pyesni ato që ndoshta mund të japin përgjigjen e duhur.

Për masakrën e 17 gushtit 1949 çfarë mund të na thoni?

14 përsonat që u ekzekutuan në Qafë-Valmir mund të them këtë që kanë qënë plotësisht të pafajshëm, nuk kanë ditur asgjë në lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës.

E keni lexuar buletinin e 23 Marsit 1971, ku Enver Hoxha ka folur për çështjen e burgosjes tuaj?

Po, e kam lexuar pasi kam dalur nga burgu, unë i kam dhënë të drejtë Enver Hoxhës për fjalët që ka thënë dhe për qëndrimin e tij pozitiv ndaj meje, por jam kundër Mark Dudit për fjalët që i ka thënë Enver Hoxhës, i cili ka kërkuar më këmbëngulje dënimin tim.
Mark Dudi më vonë e ka aprovuar dënimin tim me ekzekutim pa gjyq në mars të vitit 1972 në Dërven, por më mbrojti Kadri Hazbiu.

Keni punësuar familjet antikomuniste pa lejen e Zyrës së Punës?

Po i kam punësuar dhe i kam trajtuar si gjithë punëtorët e tjerë, këtë qëndrim kam mbajtur ndaj të deklasuarve në minierë të Bulqizës, kam mbajtur dhe për ata të Mirditës.

Në gjykatë ju është komunikuar akuza se keni thënë që Enver Hoxha është imoral, është e vërtetë apo ishte shpifje e radhës?

Apsolutisht nuk e kam thënë, këto ishin shpifjet e kundërshtarëve të mi në Mirditë që kërkonin me çdo kusht kokën time.

Akuzat tuaja janë aprovuar nga gjykata?

Të gjitha akuzat kundër meje kanë qënë false dhe denigruese kundër përsonit tim, gjithçka ishin mashtrime sepse të 12 dëshmitarët që me dëshminë e tyre, dërguar gjykatës kundër meje nuk erdhën të ballafaqohen me mua në sallën e gjyqit, prandaj më takonte automatikisht pafajësia sepse ishin dëshmitarë të rremë.

I njihni këta dëshmitarë?

Po, i njoh.

Cilët janë?

Apsolutisht nuk ja vlen t’ju përmend emrin.

Kurë keni qënë të dënuar i keni shkruar institucioneve për të drejtën tuaj?

Po, të gjithëve institucioneve u kam shkruar si: Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Hysni Kapos, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Pergjithshme.

C’farë përgjigje keni marrë prej tyre?

Nuk kam marrë asnjë përgjigje, atyre nuk ju vë faj për arsye se pasi hodha poshtë 12 dëshmitarët që më akuzuan se jam armik i PPSH-së, ngrihet Preng Nikoll Marku me dieninë e Mark Dudit dhe i shkruan letër partisë se e kam sharë Enver Hoxhën.
Kjo akuzë jo vetëm që më dënoi me 11 vjet burg që i kreva në burgun e Burrelit, por më ndërpreu të gjithë rrugët për t’u ankuar, kjo ishte goditja kryesore që më bënë të lartpërmendurit.

Jeni pyetur si dëshmitar kurë është dënuar Gjin Marka Toma?

Nuk më ka pyetur asnjeri si dëshmitar kundër tij, më kanë akuzuar padrejtësisht se gjoja unë kam dalë dëshmitar.
Këto janë gënjeshtra dhe duan të hedhin baltë kundër meje dhe Gjin Marka Tomës.
Unë nuk kam qënë dëshmitar i asnjë shqiptari, po të duash mund të kontrolloni dosjet, jam plotësisht i pastër.

Me cilët keni qëndruar në burg, mund të na përmendni disa prej tyre?

Kam qëndruar me shumë të burgosur dhe intelektualë si për shembull me Pjetër Arbnorin në burgun e Burrelit, 9 vjet e 5 muaj në dhomën nr.6, kam pasur respekt më të mirë për të.
Po ashtu me Dom Nikoll Mazrekun, i cili ishte dënuar me 20 vite burg dhe këto vite burg ishin mbaruar, por atëhere që priste të lirohej i shtuan edhe 20 vite burg të tjera për ti bërë, kjo ishte më tmerri që mund të dëgjohej në atë vend ferri.
Këto ishin metodat e atij sistemi që i përdornin për të mos dalë gjallë nga burgu.

Intervistoi: LEON MOLLA
PRESS INDEPENDENT
SHËNIM: Kjo intervistë është publikuar në Gazetën  »TELEGRAF » me 06. 12. 2010.
Në orët e para të mëngjesit të datës 18 Nëntor 2014 Pal Mark Deda ndërroj jetë.

Catégories :Interview

Tagué:, , , , , , ,

Laisser un commentaire