Histoire

Nga: SIMON MIRAKAJ – PORTO PALERMO 1949 -1950

45b50a4cae133e75a7d33dd47693246d_M-Kampi i Porto Palermos gjendej mes te Himares dhe Qeparose, thone se keshtjella ishte e ndertuar qe ne kohen e bizantit ,ne muret e saj gjendeshin mbishkrime ne gjuhen bizantine.Ministria e Brendeshme ne marrveshje me degen e punve te brendeshme te Tepelenes vendosen transferimin e disa familjeve nga kampi i Tepelenes per ne kalane e Porto Palermos. Familjet qe u transferuan kujton Vasil Kokali , nje nga pjestaret e atij kampi, ishin Gjonmarkagjonet,nje pjese e familjes Mirakaj, Gjina,Mojsi e Lek Mirakaj,familja e Fiqiri Dines,familja e Hysni Demes,familja e Preng Previzit,Cen Elezit,familja e Muharrem Bajraktarit,familja e Nush Topallit,Sinajt e Golet e Dibres,edhe disa familje kulakesh nga Devolli. Aty sollen edhe disa beqare si Shpend Sherifin,Xhevit Matjanin qe nuk I kishte mbushur 10 vjet,Haziz Kurjani,Kujtim Velmishi,Avni Agolli,Vasil Kokali, Sabri Derguti,Nue e Mark Doshi,Bajram Xhafa . Qellimi i ministrise te brendeshme ishte copezimi i familjeve, tregon sot 92 vjecari Vasil Kokali,dy vellezrit e mi njeri 14 e tjetri 15 vjec i lashe ne kampin e Krujes,nena me motren ne kampin e Valijasit,une erdha ne Porto Palermo nga kampi i Lozhanit.Para se te shkonim ne Lozhan kemi qendruar 17 dite ne Godovjat te Gramshit pa strehe flinim perjashta te shoqeruar per dite nga nje shi i holle. Nga Godovjati u arratisen 9 vete 6 kaluan kufirin,nje u vra, nje u plagos e nje u kap i gjalle. Ne 7 Maj te vitit 1949 te shoqeruar nga forca te shumta ushtrie nisemi nga Godovjati ne kembe te ngarkuar me rraqet tona per ne Lozhan,rruga zgjati tre dite,nga uria rruges kemi ngrene gjethe hardhie te egra.Ne Lozhan filluam punen mjaft te rende,hapje rruge e cila do lidhte Gramshin me Maliqin,kush nuk realizonte normen e fusnin per ndeshkim ne ujin e lumit Devoll,ne kamp ishin dhe 80 Came te cilet kishin refuzuar ti bashkoheshin forcave te partise komuniste Greke AMIT per te luftuar kundra monarko-fashisteve Greke, tregon Vasili.Ne kamp ne Porto Palermo sollen dhe ata qe dolen nga burgu si Viktor Dosti,Fatbardh Kupi,Alush Dizdari,Isuf e Imer Keqi. Gjendja ne kamp ishte e jashtzakonisht e rende kujton Vasili,na jepnin 400gr.buke thekre e per gjelle leng groshe se kokrrat e groshes nuk dukeshin gjekundi ,buka gatuhej ne kala. Nje dite thote Vasili i thashe Dedes qe bente buken: o Dede si nuk te pashe nje here me i la govatat e bukes,pasha zoten tha Deda : ma mire se i lajne mijte skisha mujte une me i la,uji ishte i kripur e me krimba,ne kala kishte mungese drite , ishte erresire, nuk kishte dritare , dritaret ishin te vogla si kafaze pellumbash ku mezi hynte rrezja e diellit ,per te fjetur shtriheshim mbi rrasa guri.Per gjendjen e rende ne kamp eshte shprehur edhe kapter Ahmeti nga Kuci,qe kishte ardhe me transferim nga burgu i Gjirokastres ku kishte qene krye gardjan, burgut te Gjirokastres i ka dale nami : thoshte ai, por ketu qenka per te qare hallin.Nese do kishte zgjatur shume jeta jone ne kete kamp, as nje nuk do dilte gjalle prej tij.Brenda vitit erdhen tre inxhinjer, dy shqiptare e nje Italian i quajtur Ugo per te pare kampin ku jetonim,Shqiptaret e miratuan qendrimin tone aty,ndersa Italiani kembnguli duke thene se ky eshte i pa banushem jo vetem per njerzit por ketu nuk mund te jetojne as kafshet. Nje pjese e shokeve tane ecnin kemba doras si Mark Doshi e Nue Doshi prej mungeses se drites ne kala.Ne dhjetor te 1950 na kthejne ne kampin e Tepelenes thote Vasili.Doktor LLuka pa qe gjendja e tyre ishte e rende kishin rrezik verbimi dhe i dha urdher komandes se kampit Tepelenes qe ti lejonin per te shkuar ne bacen e policise qe ishte jashte kampit e te hanin qepe , mbasi bene kuren per aq kohe sa ju tha doktori, atyre ju kthye normaliteti.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Histoire

Tagué:,

Laisser un commentaire