Actualité

ALBINA DEDA: MIRËNJOHJE PAPËS DHE VATIKANIT PËR DEKRETIN HISTORIK

Pope Francis leaves after his general audience at St Peter's square on October 30, 2013 at the Vatican.  AFP PHOTO / GABRIEL BOUYS        (Photo credit should read GABRIEL BOUYS/AFP/Getty Images)

-Mirënjohjen më të madhe për dekretin historik të Papa Françeskut edhe si katolike, por dhe si përfaqesuese e Mirditës Katolike. 

13084045_459824510883546_379390930_nPapa Françesku dekretoi Lumturimin e Imzot Vincenc Prenushit dhe 37 martirëve të tjerë të kalvarit të egër komunist!
Kjo është një ditë historike për kishën katolike dhe katolikët shqiptarë, si dhe gjithë të krishterët në botë.
Ky dekretim nga Papa , bëhet për sakrificën e tyre në mbrojtje të vlerave hyjnore të besimit tek Kisha dhe tek Zoti.
Kjo është më në fund vlerësimi më i lartë nga Vatikani për sakrificën sublime të klerikëve shqiptar, si dhe kontributin e pashoq në krishtërimin botëror.
Rregjimi komunist shkatërroj ç’do gjë, edhe institucionet fetare , Kishat, Katedralet duke i shembur, shndërruar në magazina apo reparte ushtarake.
Rregjimi shkatërroj ç’do gjë edhe në Mirditë, dhe kjo nuk ishte e rastit dhe pa qëllim.
U bë zhdukja e shtyllës së këtij vetqeverimi, që lidhet me konstitucionin shpirtëror të Mirditasve , duke i rrafshuar kishat dhe katedralet, Abacinë Nulliues të Oroshit, të vetmen në Ballkan të tillë, dhe dhjetra famulli, në një Mirditë historike.
I shpreh mirenjohjen më të madhe, si katolike dhe përfaqësuese e zonës së nderuar të Mirditës, Papa Françeskut , për dekretin historik për gjithë katolikët shqiptar, kombin shqiptar në tërësi dhe mbarë krishterimin!

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire