Culture

LORO BORIÇI, LEGJENDA E FUTBOLLIT SHQIPTARË

Loro_Borici-228x300

Loro Boriçi u lind më 22 gusht 1922, në qytetin e Shkodrës.
Ai rridhte nga një familje e vjetër shkodrane dhe shumë e njohur në qytetin e Shkodrës.
Familja përbëhej nga gjashtë fëmijë, tre djem, Marku, Loro e Pjerini, si dhe nga tri vajza, Angjelina, Margarita dhe Klarinda.
Loro Boriçi vdiq në vitin 1984, në moshën 62-vjeçare, që për një sportist mund të quhet vdekje e parakohshme.
Loro vdiq nga një sëmundje e rëndë, ndonëse ishte në një moshë jo shumë të vjetër.
Në sëmundjen e tij mund të ketë ndikuar shumë edhe gjendja e tij shpirtërore, por edhe cigaret e shumta që ai tymoste.
Mund të bëhet fajtore gjendja shpirtërore, pasi Lorua ishte tip shumë i ndjeshëm dhe i përjetonte thellë si momentet e gëzimit, ashtu edhe ato të hidhërimit.
Në fakt, për kurimin e tij jashtë vendit, gjë për të cilën në atë periudhë kërkohej leje speciale e rezervuar për shumë pak shqiptarë, ndërhyri vetë Ramiz Alia, i cili, si shkodran që ishte, dha urdhër që Loros t’i bëheshin të gjitha përkujdesjet e mundshme për përmirësimin e shëndetit.
Por, megjithëse u dërgua jashtë për kurim, ai nuk mundi të shpëtonte dot.

EKIPET KU KA LUAJTUR:

« Vllaznia »: 1937-1945, 1946, 1947, 1948; « Partizani »: 1949-1956; « Spartaku » i Tiranës: 1956; « Lazio »: 1941-1942

EKIPET QË KA DREJTUAR:

« Partizani » i Tiranës, « Spartaku » i Tiranës, « Flamurtari » i Vlorës, « Lokomotiva » e Durrësit, « Kombëtarja e të Rinjve », « Shpresa », « Kombëtarja e Shqipërisë », « Kombëtarja e Kinës »

NDESHJE NDËRKOMBËTARE:

Ka luajtur 80 ndeshje, nga të cilat 20 i ka luajtur me ekipin e Kombëtares.

GOLSHËNUES:

Ka shënuar 38 gola, që e kanë bërë të shpallet 6 herë golashënuesi më i mirë i vendit.

TROFE TË FITUARA: Si lojtar:

Titull      Sezon     Ekip

Fitues i Kampionatit    Kombëtar   1945    Vllaznia
Fitues i Kampionatit    Ballkanik    1946    Shqipëria
Fitues i Kampionatit    Kombëtar   1949    Partizani
Fitues i Kampionatit    Kombëtar   1954    Partizani
Fitues i Kupës së Republikës        1949    Partizani

TROFE TË FITUARA: Si trajner:

Titull    Sezon    Ekip

Fitues i Kampionatit    Kombëtar    1962/1963    Partizani
Fitues i Kampionatit    Kombëtar    1963/1964    Partizani
Fitues i Kampionatit    Kombëtar    1970/1971    Partizani
Fitues i Kupës së Republikës         1964            Partizani
Fitues i Kupës së Republikës         1966            Partizani
Fitues i Kupës së Republikës         1968            Partizani
Fitues i Kupës së Republikës         1970            Partizani

TITUJT SPORTIVË:

« Mjeshtër i Merituar », « Nderi i Sportit Shqiptar »

TITUJ TË TJERË:

Urdhri « Naim Frashëri » i Klasit të Parë Urdhri i Artë « Naim Frashëri » Medalje e Argjendtë në Lojrat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi, 1963)
Fitues i anketës « Sporti Popullor »

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Culture, Sport

Tagué:, , , ,

Laisser un commentaire