Actualité

VATIKANI, KLERI MUSLIMAN, ORTODOKS DHE BEKTASHIAN, NGUSHLLOJNË KISHËN KATOLIKE SHQIPTARE

13278068_538992639617416_1448252209_nDhjetra banorë te Vaut të Dejës dhe zonave përreth i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ipeshkvit të Dioqezës së Sapes Monsinjor Luçjano Avgustinit, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Krahas banorëve të zonës në ceremoninë e zhvilluar për nder të tij, morën pjesë edhe personalitete të larta të Vatikanit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryetari i opozitës Lulzim Basha si dhe deputetë të tjerë të Kuvendit.
Ish-kryeministri Berisha e ka vlerësuar figurën e Monsinjor Luçjano Avgustinit, duke e cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe për komunitetin.
Berisha: Imzot Luçjano Avgustini ishte një atdhetar i flaktë. Dha kontribut të madh në ndërtimin e infastrukturës shpirtërore të kombit dhe në këtë Dioqezë që është një nga më të lashtat dhe më të njohurat të Kishës shqiptare dhe Kishës katolike botërore.
Klosi: Ishim këtu sëbashku me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare për të dëshmuar edhe njëherë se toleranca fetare, vëllazëria fetare ne vendin tonë është nja nga ato ndjenjat dhe ndjesitë që ne në çdo moment duhet ta mbështesim.
Topalli: Ka ditur të fitojë dashurinë dhe respektin e qytetarëve dhe jo vetëm të besimit katolik, por të gjithë qytetarëve të Shkodrës.
Gjithashtu Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka shkruar një shënim të ndjeshëm në profilin personal në facebook në lidhje me ikjen e parakohshme të Ipeshkvit Lucjan Avgustini.
Sipas Gurrës, Ipeshkëvi i Dioqezës së Sapës, është në udhëtim për në Amshim, për tek Zoti Krijues.
“Si një klerik i lartë i Kishës Katolike, si një përfaqësues i gjithë qytetarëve katolike lë gjurmën tënde së bashku me ne për t’i folur Europës dhe botës se feja gjithmonë ka qenë përbashkuese për shqiptarët, se feja, islami e krishtërimi, Bibla e Kur’ani Fisnik kane qenë burim i pashtershëm paqeje e shprese.
Ngushëllimet e mia të sinqerta për Mons, Avgustinin dhe Kishën Katolike”, shkruan Gurra.
Monsinjor, Lucjano Avgustini, u nda nga jeta të dielën, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Bashkia e Vaut të Dejës e shpalli ditën e mërkurë dite zie, ndërsa për nder të tij u organizuan homazhe në katedralen Nënë Tereza në Vau Dejës.
Ai shërbente prej disa vitesh në rezidencën pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës.
Imzot Luçiano Avgustini, lindi me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës. Pas ceremonisë, trupi i Ipeshkvit u vendos në Kripten e Katedrales “Nënë Tereza”.

13295129_538990516284295_907639303_n13288881_538990526284294_1278136547_n

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire