Actualité

DONALD LU: SHQIPTARËT POPULL SHUMË I ÇUDITSHËM

13325513_10209437492563638_7944636000314626561_n

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj.
Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA.
Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit.
Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë.
Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim. E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar. Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën.
Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni.
Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar. Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit. Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare.

Të dashur qytetarë.

Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane. Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin. Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju.
Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.

Me dashuri,
Donald Lu

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Actualité

Tagué:, , ,

5 réponses »

  1. Një e vërtetë .. EDHE pse e hidhur, duam të gjithë drejtësinë… Por nuk e don kuvendi..nuk është për ne ..popullin shqiptar. Përse? Kemi shumë korrupsion, përvetsuesit janë në çdo vënd.. Në që kërkojmë drejtësi nuk kemi para të blejmë votat e popullit tonë për pastaj për të shumëfishuar vlerën e vendosur në palio.Në duam të krijojmë të ardhmen e familjes..Dhe jo të vëndit SHqipërisë. U. Ambasador faleminderit për çfarë trasmetoni tek bashkatdhetarët e mijë.
    Janë shumë të domosdoshme në jetën e zhvillimin e tyre.AlfonsGjoshaj Bala

    J’aime

  2. Dear MR Donald LU
    After reading your conclusion about my native
    mother land that contains an cocktail of true/sadness/and misleading information coming from such a hi rank , or maby we should thank you for trying to wake up this country to stand to corruption and to the tirany that has gripped this country right from the top,
    First of all you must understand the trubele past of my country and the past/present politics poised in all directions like the all country is actually rund by gangsters and mobs
    As for the people is been very long time since they had somone leading them that they can trust
    And at the seam time the new culture is get tech quick and total disregard of the future of the country as all.
    I’m sure Albania has a lot a head to go to take down this epidemic that is trying to paralyse but just like any other country including yours have gone thrue this up hill, similar to USA in the 30s and 40s.
    As for the so called lotary you are mentioning
    It should better be called IQ selection !
    Strangely all the winners are highly educated individuals shortly the best of them all so is looks more an selection then « lotary »nothing wrong with that except the name lotary is misleading we should be happy to hear that it has come to the end maby some of the bright individuals that would have win this « lotary » will stay and one day they will replace this rotten leading system in Albania,
    Dear MR Ambasador
    Your comments are difficult to accept or criticise
    So I think we should thank you for telling as it is even somtime some of the truth is not nice to hear !
    We highly suport you to criticise ouer government as your voce is much louder then ouers,
    With much respect
    R Hoxha

    J’aime

  3. Edhe Ambasadori Lu, si te gjithe, kritikon popullin! Populli qe nga ’90-ta eshte perpjekur, ka punuar shume per ndryshimin, kane mbijetuar pa mbeshtetje ne skaj te varferise!
    Sot politikat jane globale, organizmat nderkombetare qe ndodhen ne Shqiperi per te ndihmuar mireqeverisjen, nuk mund te jene jashte pergjegjesise!
    Ata punojne me te njejtet kliente, te strukturave te vjetra, aktoret e vertete punojne te pambeshtetur nga asnje strukture. Jane heronj te vertete! Por ju s’mund t’i njihni, media influencon dhe tek ju!
    Ne dolem te barabarte ne varferi, kush e krijoi pabarazine ekstreme?! Shqiperia eshte vend i vogel, prandaj dhe qartesia eshte me e madhe per te gjithe!

    J’aime

  4. Nje e vertete qe sado e dhimshme timgellon mbetet nje gjykim real dhe dashamires.nuk eshte hera e pare qe z Lu i Ben grafine popullit shqipetar dhe e diagnostikon por kesaj radhe ja gjeti dobesite dhe paaftesite per Te luftuar kancerin dhe shkaktaret qe stimulojne ate.(politikanet e cdo lloj rryme).vertet nje popull i cudicem jemi qe e Kaluara na mban peng ,e sotmja gjykon Te kaluaren ,e ardhmja kerkon Te mbeshtetet te e sotmja…….pra versioni i largimit meTe gjitha format mbetet krenaria jone,Trimerine nuk patem asnjeher shans per Ta vertetuar,miqesise se vertet i kthyhem kurizin ,mergimin e perqafuam si te vetmin opsion per Te ritur mirqenien dhe pse mos Te bejme shqiponjen me duar ne shenje patriotizmi per ti cuditur Te gjithe .Respekt z Lu.

    J’aime

  5. donald Lu faleminderit qe kerkon te na ingranosh per te miren ton dhe te popullit ton shqiptar…por qe do qe populli jon po drejtohet nga disa djaj me pashaport shqiptare dhe qe meshira ne shpirtin e tyre nuk ekziton ..fjalet qe ti thua jan plotesisht te verteta ….dhe duket qe ti e don me shum se vet ne shqiptaret kete vend …por nuk e di vall kta manjak te lekut a do te ken nai her te ngopur …se ne pak nga pak po ngopena ….dhe kupa eshte drejt mbushjes …dhe me kete rast ju bej thirrje te gjith meturinave qe po drejtojn kete vend me shum tradit kultur dhe histori qe te mundohen tja ulin nivelin kupes .se nqse ajo derdhet shum shpejt do te mbyten.

    J’aime

Laisser un commentaire