Sport

NOVAK DJOKOVIÇ KY FËMIJË I KOSOVËS DHE AMBASADOR I SERBISË QË TOKA E ÇLIROI PREJ DHIMBJEVE TË SAJ

novak-djokovic-vainqueur-des-internationaux-de-france-de-tennis-face-a-andy-murray-a-roland-garros-le-5-juin-2016_5610055I mrekulluar prej zogjve të Melbournit, i favorizuar prej xunkthit të Wimbledonit, i sfilitur nga vapa e New Yorkut, Parisi duhej të përmbytej që ti të kurorëzohesh në dheun e kuq të Roland Garrosit z. Djokoviç.
Mesa duket toka të çliroi prej dhimbjeve të saj dhe tani ti nuk je më as fëmijë i Kosovës dhe as ambasador i Serbisë, ti ke hyrë në panteonin e Tenisit që i përket tokës mbarë.
Grekët që kanë ardhur shumë kohë përpara të parëve të tu Serb në trojet e të parëve të mi Shqiptarë kanë kënduar dhe kanë shkruar  »që njeriu e merr fuqinë dhe forcën prej tokës », por toka u përmbyt përgjatë hyrjes tënde në histori z. Djokoviç.
Mesa duket diku e keni rënduar këtë tokë ndoshta duke kafshuar ose ndrydhur o lënduar ato që keni jetuar dhe përjetuar, ndoshta duke shtrembëruar e mohuar të vërtetën që është kënduar apo është shkruar, ndoshta në një formë tjetër që edhe ti vetë nuk e di, këtë tokë që nuk harron kurrë, këtë tokë që demostroi, dhe që ka plot për të shpalosur e për të dëshmuar.

Nga: ALBMIR PREMOL

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire