Histoire

ALBINA DEDA: NGJARJA NË KOHËN E RAMIZ ALISË QË SHOKOI MBARË SHKODRËN

13267800_469274986605165_4062500874187912983_n

Ngjarjen më kriminale që kam dëgjuar ma tregoj një nënë nga Hani i Hotit të cilën dua ta ndaj me ju.
Mbrëmjen e dates 16,6,1990 dy të mitur Pëllumb Pëllumbi dhe Marjan Ndoja secili nga 17 vjeç pasi kishin dëgjuar se kalimi i paligjshëm i kufirit nuk është më tradhëti ndaj atdheut, tentuan të kalojnë kufirin në Han të Hotit për një jetë më të mirë.
Dy të miturit nga qyteti i Shkodrës i afrohen pengesës elektrosinjalizuese dhe tentojnë të bëjnë një kanal poshtë saj për ta kaluar, por kontakti me telat dha sinjal në postë.
Pas marrjes së sinjalit komanda e postës ngriti efektivin në kushtrim së bashku me qenin e kufirit.
Ata pasi u afruan te të miturit qëlluan në lule të ballit me armë brezi 17 vjeçarin Pëllumb Pëllumbin i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
17 vjeçari tjetër Marjan Ndoja përfitoj nga errësira dhe lagohet me shpejtësi në drejtim të lagjes Kushe dhe futet në një banesë të një fshatari.
Efektivat e kufirit komanda, shoqëruesi i qenit së bashku me qenin dhe ushtarët e gjetën shpejt djalin.
Komanda e lidhi me tela me gjemba dhe qeni u zgjidh dhëmbët e qenit u ngulën në trupin e njomë të të miturit dhe ulërimat e të miturit rrënqethen gjithë malsinë… por nuk lëkunden besnikërinë e komandantëve te partia.
Ata e tërhoqen zvarrë deri në qendër të lagjes Kushe ku torturat vazhduan.
këpucët e komandantit deformuan kokën e të miturit ku pas tij të gjithë efektivat e imituan komandantin.
Marjan Ndoja u gjymtua, u masakrua përjetë.
Me datën 17. 06. 1990 djali i mitur i masakruar Pëllumb Pëllumbi u shëtit në kamjonqinën e degës nëpër Qytetin e Shkodrës për të bërë terror psikologjik.
Kjo ngjarje shokoj qytetarët e Shkodrës të cilët reaguan duke demostruar dhe hedhur parulla kundër qeverisë.
Zija mbuloj familjaret dhe gjithë Shkodrën.
Por pati dhe të fituar.
Partia për kryerje të detyrës e për besnikëri, rriti në detyrë komandantin e bataljonit 298 Shkodër.
Dua të pyes sot, kush dhe ku është ky komandant poste famkeq? kush dhe ku është komisari gjakatar? kush dhe ku është shoqruesi i qenit?
Për qenin  » nuk kam pyetje » ku është spiuni me inicialet GJ,GJ i cili ofroi një granatë të ndryshkur në vendngjarje, për të përligjur masakren por s’kishte ndezësa.
A janë këta spiunë aktivë dhe sot pasi nuk kemi kurajon ti demaskojmë.
E solla këtë histori rrënqethëse në vëmendje duke u lutur dhe falenderuar zotin që kolegu im deputet dhe mjek Flamur Ndoka është gjallë.
Pasi komandanti, komisari shoqëruesi i qenit dhe qeni i kufirit në postën ku kaloi Flamur Noka ishin në gjumë.
Ju bëj thirrje organeve të hetimit, të gjithëve, të presekutuarve, të identifikojnë, të gjykojnë me ashpërsinë e ligjit dhe të demaskojnë këto hjena të gjallë apo …!!
26 vjet më parë ndodhi kjo ngjarje makabër që pushteti vazhdon ta fshehë e të mbroje vrasësit, monstrat që për hir të partisë dhe detyrave me të larta kanë bërë masakra të tilla që sot e përditë thërrasin për drejtësi.
Ishin djem nënash!
Ishin të mitur!
U nisën për një jetë më të mirë…

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Histoire

Tagué:, , , ,

2 réponses »

  1. drejt , historite tregohen dhe mbi bgjarje te treguara, por cfar p[o bejne keto deputet per kete klase njerzish ish te perndjekurit e perndjekur ne vijimesi, cfar bene per rehabilitimin e kesaj klase ? =Asgje, sepaku mos beni sikur na qani hallin…

    J’aime

Laisser un commentaire