Actualité

BREXIT PËRKTHEHET, BRITANIKËT U BËNË SI SHQIPTARËT

london-bigben-1500x850

A mund të imagjinohet Europa dhe Bota pa Britaninë e Madhe ?! imagjinoni që ishujt Britanikë të mos ekzistonin, si do të ishte Bota sot ?! ose Romakët të mos kalonin La Manshin me sy mbyllur nga frika që të mos shihnin kulçedrat duke i kollofitur, si do të ishte Europa sot ?! ose tunelin e La Manshit ta kishin hapur Nazistët ?!
Me sa duket Europa është gjenetikisht e sëmurë, ajo nuk mund të jetë kurrë e bashkuar.
Ku i dihet ndoshta Britanikët deshën të bëhen si Shqiptarët, Europianë që jetojnë jashtë Europës.
Britanikët të jetojnë në Angli dhe Shqiptarët të jetojnë në Albani.
Ndoshta Britanikët ikën nga Europa për të treguar sa të dashuruar janë me Shqiptarët që ëndërrojnë gjithnjë të hynë në Europë duke i siguruar që Shqiptarët që nuk gjejnë dot Brukselin ata kanë Londrën, sepse ajo që gjithë bota e thërret Albani në Londër ka lindur, ka lindur në Angli dhe nuk shoh asgjë të keqe që kryeqendra e Britanisë dhe Albanisë të jetë Londra.
Me që ra fjala, çfarë kanë të përbashkët Britanikët dhe Albanezët ?!
Britanikët kanë Britaninë dhe Albanezët kanë Shqipërinë !
Britanikët kanë 5 Kryeqendra, një në Angli, një në Uells, një në Irlandë dhe një në Skoci, edhe Albanezët kanë 5 Kryeqendra, një në Shqipëri, një në Kosovë, një në Mal të Zi dhe një në Maqedoni !
Britanikët kanë një Mbretëreshë që udhëton me një Kryqëzore dhe ka një pallat, edhe Albanezët kanë një Mbret që udhëton me Turkish Airlines dhe ka një Skuat.
Britanikët kanë një monedhë që paguhen të gjithë Britanikët, dhe Albanezët kanë një monedhë që paguhen të gjithë Shqiptarët.
Britanikët kanë Wiskin që prodhohet në të gjithë Skocinë dhe pihet në të gjithë Britaninë, Albanezët kanë Rakinë që prodhohet në të gjithë Albaninë dhe pihet në të gjithë Ilirinë.
Britanikët e luajnë mirë fotbollin dhe kanë 4 përfaqësuese futbolli, edhe Albanezët kanë filluar të luajnë mirë futbollin dhe kanë 4 përfaqësuese futbolli.
Britanikët kanë Oqeanin Atllantik dhe Albanezët kanë Oqeanin Adriatik, por për të përfunduar nuk shoh ndonjë diferencë ndërmjet Britanikëve dhe Albanezëve dhe do të kemi një gjë të re dhe të përbashkët të lakmuar dhe të frekuentuar, Britanikët do të kenë Ambasadorin e Anglisë dhe Albanezët do të kenë Ambasadorin e Shqipërisë.

ALBMIR PREMOL

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire