Actualité

Nga: HAMZA HATIKA: JEMI NJË KOMB DHE NJË FLAMUR, JETË E MOT EUROPË !

64483_10151602556092631_771367477_n

Ajo që ndodhi me Kombëtaren shqiptare në Francë, në kampionatin evropian të Futbollit 2016, do të mbahet mend gjatë si sukses absolut në të gjitha drejtimet.
Shqiptarët, futbollistë e tifozë, u identifikuan jo vetëm si një popull i talentuar në futboll, por dhe paqedashës e harmonikë, që dinë të vlerësojnë veten dhe kundërshtarin, të pranojnë humbjen dhe të mos ekzaltohen nga fitoret.
Ky kampionat na solli ne shqiptarët në atë start kulturologjik dhe psikologjik që në fakt jemi, por që shpesh, disa rrethana të pafavorshme politike të importuara nga jashtë, na kishin shtyrë në të tjera pista e kënde vështrimi, nga ku shpesh kemi qenë qëllimshëm të paragjykuar si qytetarë jo dinjitozë të kontinentit.
Jehona pozitive e Europianit 2016 ku skuadra jonë kombëtare si dhe tifozeria Kuq e Zi u paraqitën si model suksesi dhe sjellje sportive e më gjërë në arenën ndërkombëtare, duke marrë vlerësimet maksimle nga masmedia botërore, si shembull qytetarie dhe patriotizmi, duhet të vazhdojë pse jo edhe më mirë me eliminatoret që Kosova do të zhvillojë për Botërorin e 2018 në Rusi në takim e parë gjatë muajit Shtator në Finlandë.
Kosova do të marë pjesë në këto eliminatore për herë të parë dhe fryma pozitive e post Qershorit ne Francë duhet përcjellur edhe nga tifozeria e saj denjësisht, por duke shpalosur vetëm flamurin kombëtar, atë Kuq e Zi me shqiponjën dykrenare duke mbajtur gjallë kështu edhe më lart frymën reale patriotike dhe etnike.
Tifozeria e re shqiptare tashmë duhet më shumë sesa kurrë të vazhdojë me atmosferën festive të saj duke mbështetur dhe reklamuar vlerat e kombit tonë paqedashës në çdo stadium të kontinentit plakë.
Nëse Evropa e legalizoi krahinën verilindore si shtetin më të ri në botë, pasi e copëtoi Shqipërinë në traktatin final të Firences në 1919 me korrigjimin dhe pendesën e saj në 17-shkurt 2008, për Ne ajo nuk aspak vlerë, pasi shqiptarët duhet të bashkohen më shumë sesa kurrë ashtu siç edhe e thotë himni ynë Kombëtar pikërisht në strofën e tij të parë, vetëm rreth flamurit tonë kuq e zi.
Madje edhe himni Ynë duhet të këndohet fuqishëm në shkallët e stadiumeve me forcën e shpirtit dhe amanetin e të parëve, të heronjve që dhanë jetën për shqipërinë e lirë etnike dhe demokratike.

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Për shqiptarët s’duhet të ketë dallime mes vetes, por vetem bashkëpunim dhe harmoni pa kufi, pasi Evropa na pranon edhe me këtë frymë bashkpunimi, duke mos shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe himni dhe flamuri kombëtar të na bashkojnë më shumë sesa kurrë , pikërisht aty në shkallët e stadiumeve pa dhunë dhe eksese.
Dhe pikërisht vetëm me flamurin tonë kombëtar që duhet të jetë në tribunat e takimeve që ajo do të zhvillojë, hymni ynë duhet kënduar në kor e duarlidhur mes njëri-tjetrit duke i treguar mbarë botës se, Ju mundet të na ndanit ilegalisht, por jo, kurrë fizikisht dhe shpirtërisht Ju nuk do të mund të ndahen në jetë të jetëve shqiptarët etnikë në trojet e tyre.
Është koha që shqiptaria ta kthejë kombëtaren e vet në një organizëm bashkimi mbarëshqiptar, ku flamuri kuq e zi të valëvitet jo si një sfidë e eventit sportiv, por si një thirrje ndaj mbarë botës eurotalnatike për të na lejuar të bashkohemi rreth atyre se çfarë jemi e se çfarë ne përfaqësojmë e jo të na paragjykojnë me kutin dhe njësitë matëse të kohëve të vjetra.
Shkallët e stadiumeve nuk duhet të jenë vetëm 2 orë argëtim sportiv, por për shqiptarët ato duhet të jenë reklama më e mirë që duhet t’i tregojmë kësaj Evrope se, ne jemi një komb i civilizuar dhe i bashkuar shpirtërisht e unik kudo ka frymë njerëzimi mbi këtë glob.
Mesazhet patriotike dhe pozitive që të gjitha do të duhet të përcillen në fuqinë absolute të masmedias dhe se duhet të jenë vetëm nën flamurin tonë kombëtar, dhe Francë 2016 duhet të jetë refren për të përmirësuar edhe më tej imazhin tonë si komb liridashës dhe paqedashës.
Organizatorët e tifozerisë Kuq e Zi duhet të mirë përgatiten me simbolet tona kombëtare deri në detaje me njerëz dhe imazh sa më pozitiv, duke mos u berë edhe pre e provokacioneve që pritet të shtohen pas imazhit absolut pozitiv post Francë 2016.
Ka ardhur koha që ato vlera unike që në fakt i kemi dhe që ky kampinat na i nxorri edhe më shumë në pah, do të bëhen pikënisje e një paraqitje tjetër mëse dinjitoze dhe më prestigjioze të shqiptarëve në botën e civilizuar të cilës i kemi dhënë modele fisnike me nivel botëror dhe këtë e treguan më së miri lojtarët e Kombëtares sonë dhe tifozëria e shkëlqyer shqiptare, duke xhelozuar mjaft shtete që fuqinë e madhe natyrore dhe ekonomike e paraqitën shumë të vogël dhe vulgare me sportdashësit e tyre në Francë.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Actualité

Tagué:, , , , ,

Laisser un commentaire