Culture

MIRDITË: ZBULOHET MESHARI ROMAK DHE KRYQI I SHEK. XVIII

13466417_303345869997792_1648262684654596564_n

*MISSALE ROMANUM (Meshari Romak) i fshatit Gjegjan-Pukë (Bajraku i Kuzhnenit-Mirdita etnografike) i ruajtur me shumë krenari nga Familja e Z.Prend Prendi por sidomos nga Babai i tij, i ndjeri « Ndrec Pjetër Kola » i cili këtë Meshar të rrallë në gjuhën-Latine, e ka ruajtur së bashku me një Ungjill të vjetër dhe shumë objekte të tjera duke rrezikuar edhe jetën e vet dhe Familjes së tij pas vitit ogurzi 1967…
Të gjitha këto objekte të shënjta ju besuan të ndjerit « Ndrece Pjeter Kola » nga vetë Famullitari i Kalivares « Dom. Prend Qefalia » në prag të Revolucionit-kulturor-ateist të vitit-1967 dhe ky burrë i urtë i Mirditës, i ruajti me shumë kujdes duke mbajtur deri në fund amanetin e Klerikut-Katolik dhe shumica e këtyrë objekteve ju dorëzuan Kishës-Katolike-Shqiptate pas vitit-1991 duke i shoqëruar edhe me një siperfaqe të konsiderueshme toke (2.000m2.) që kjo Familje e nderuar ua dhuroi Kishës.
Të vetmet objekte që janë mbajtur nga Familja e Z.Prend Prendi janë ky « Meshar 115-vjeçar » i botuar në Romë me dt.25-maj-1901 dhe ky Kryq-Latin prej bronxi i shek.XVIII-të të cilit i mungon kerubini i krahut të majtë
Vlera e paçmueshme e këtij « Meshari të rrallë » dhe e « Kryqit-Latin shekullor » nuk konsiston vetëm tek vjetërsia dhe unikaliteti i tyre por ajo çfarë i shenjtëron këto objekte është pikërisht funksioni i tyre në shërbim të komunitetit të nderuar të fshatrave Gjegjan (Kuzhnen), fshatit Dom (Spaç) por edhe në shumë lokalitete të tjera të Pukës, Mirditës, Fushë-Arrezit e deri në Malësinë e Lezhës.
Ky « Meshar » së bashku me « Kryqin-Latin » i cili vendoset sipër tij, përdoret gjërësisht duke luajtur rolin e « Biblës » sepse të gjithë banorët e komuniteteteve që citova më lart vendosin duart mbi këtë « Meshar të shenjtë » duke bërë « BE », pra duke u betuar konform rregullave që sanksionohen shumë qartas nga « Kanuni i LEKE DUKAGJINIT ».
« BEJA-Betimi » është rituali më i rëndësishëm i Malësorëve Katolikë të Gegnisë në bazë të « Kanunit t Malësisë » sepse kjo është e vetmja mënyrë që të siguron pafajësinë në rast se dyshohesh/dyshohen në lidhje me një krim të caktuar.
Askush nuk guxon që ta vendosë dorën mbi « Bibël » duke kryer një dëshmi të rreme përveç rasteve të veçanta kur bëhet fjalë për parandalimin e një të keqe shumë më të madhe (vrasje) dhe atëhere dëshmia e rreme pranohet përpara syve të ZOTIT sepse kështu ke arritur që të kursesh një ose disa jetë dhe besohet që kjo « BE » nuk do të shoqërohet me asnjë lloj pasoje negative si për individin e caktuar dhe për asnjë pjesëtar të Familjes së tij.

Nga: PAULIN ZEF ZEFI

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Culture, Histoire

Tagué:, , , , , ,

1 réponse »

Laisser un commentaire