Actualité

REZIDENTI NË FRANCË SAPO KTHEHET NË SHQIPËRI DHUNOHET DHE KËRCËNOHET ME JETË NGA PUSHTETARËT SHQIPTARË.

PicMonkey-Collage1

PRESS INDEPENDENT e cila vepron në Francë është shokuar nga lajmi i një shtetasi Shqiptarë i cili më parë ka qënë rezident në Republikën e Francës.
Ai quhet Julian Kola dhe prej disa viteve ka qënë Rezident në Chambery të Prefekturës Grenoble, Francë, menjëherë PRESS INDEPENDENT ka arritur të kontaktoj me përsonin në fjalë duke i marrë dëshminë e tij i cili aktualisht ndodhet në rrezik serioz nga maia e pushtetit në Republikën e Shqipërisë.

Dëshmia: Julian Kola për PRESS INDEPENDENT

Pas kthimit tim, nga Franca në Shqipëri arrita në vendlindjen time Kavajë dhe bleva një hyrje në pallat dhe gjatë kësaj periudhe jam përballur dy herë me Saimir Rroshin poshatu dhe me vëllain e tij Ervin Rroshin të cilët janë me pushtet.
Kemi patur debat në lidhje me Partinë Demokratike të cilën këta të fundit më kanë ofenduar, ne kemi qënë më parë shokë të mirë, vinin dhe ju shkoja tek shtëpia e tyre, por që kurë këta të dy vëllezërit u bashkuan me Rilindjen (Partinë Socialiste) ne u ndamë keq sa që nuk i folëm më njëri-tjetrit.
Kurë u bënë zgjedhjet lokale të vitit 2015 në Shqipëri, Ervin Rroshi kandidon për kryetar Bashkie të Kavajës dhe më ftoi të bashkëpunoja, por unë nuk pranova të bashkëpunoja me përsona me precedente kriminale, kështu që kam reaguar kundër tij si në Facebook si dhe në Buletinin e Kavajës.
Ata më marrin në telefon tek numri im që kisha në Francë duke më bërë presione se do të më vrisnin mua dhe dy djemt e mij.
Pasi u ktheva nga Franca në Shqipëri, mora vesh që Saimir Rroshi ishte bërë Drejtor i OSHEE-së dhe ky i fundit më dërgon fjalë duke thënë se: Nuk do ta gëzoni atë shtëpi që keni blerë, por si fillim do të shkëpus energjinë elektrike pastaj të tjerat do ti shikoni.
Menjëherë unë mora masat, kurë një ditë duke zbritur nga shkallët e pallatit tim në qytetin e Kavajës përballem me tre punonjës të OSHEE-së, i përshëndeta, poashtu dhe ata më përshëndetën, njëri prej tyre ju drejtua kolegëve të tyre duke thënë: Ky është Julian Kola.
Unë me ironi ju thashë: mirë se ju solli Saimir Rroshi dhe Partia e Rilindjes (fjalën e kisha për Partinë Socialiste), ata u drejtuan duke bërë presion: Leri llafet, ne kemi ardhur të verifikojmë Sahatin Elektrik.
Unë ju u përgjigja me shumë sjellje që mund të vinin dhe ta shikonin.
Pasi e shikuan, konstatuan që isha debitor 27 mijë lekë të vjetra dhe unë fillë shkova e i pagova, por në kohën që unë pagova elektricitetin, bashkëshortja ime më telefonoj se OSHEE kishte ndërprerë elektricitetin, unë meqënëse sapo kisha dalur nga OSHEE ktheva përsëri tek ata dhe i thashë se duhej të lidhnin eliktricitetin pasi nuk isha më debitor, ata më premtuan që do e lidhnin elektricitetin, por ndodhi e kundërta, nuk i lidhën dhe atë natë qëndrova pa drita.
Të nesërmen shkova menjëherë pranë zyrave të OSHEE-së dhe u ankova që nuk kisha drita, ata i rilidhën, poashtu kërkova për të bërë kontratën për ndërrimin e emrit, pasi më parë ishte në emër tjetër kështu që duhej ti kaloja në emrin tim dhe të isha mbrenda rregullat me ligjin, por në momentin që unë fillova me punonjësit e OSHEE-së proçedurat, ndigjova Drejtorin e OSHEE-së Sajmir Rroshin duke hedhur ofendime nga më të rëndat në drejtim të punonjësve të tij duke ju kërkuar llogari se përse ja keni rilidhur dritat Julian Kolës?
Ata i thonin se nuk mundëshin t’i ndërprisnin se nuk është debitor tek ne, por ai vazhdoi duke ofenduar dhe kërcënuar që të shkonin urgjentisht që të më ndërpritnin elektricitetin, duke ju thënë: Në errësirë do rrijë Julian Kola deri kurë të vijë në pushtet Partia Demokratike dhe ata pastaj t’ja lidhin elektricitetin, kurë ai po i fliste këto fjalë nuk ishte në dieni se unë isha aty.
Unë në ato çaste ngrihem dhe shkoi tek ai duke ju drejtuar me mirësjellje: O Drejtor Sajmiri, unë nuk jam debitor tek OSHEE.
Ai sapo më pa u sul në drejtimin tim dhe më goditi me grushta dhe shkelma në sy të 12 apo 15 punëtorëve të administratës që ishin aty, me forcë tentoi që të më fuste në një dhomë me qëllim që të më eleminonte fare fezikisht.
Pasi arrita ti shpëtoi nga duart, shkova menjëherë në Komisariatin e Policisë së Kavajës të cilën ishte dhe vetë aty Sajmir Rroshi, sapo kërkova që të bëja denoncim, Policia më kërcënoi dhe më urdhëruan që të lija Komisariatin para që të më kalonin në qeli.
Menjëherë pas kësaj kam shkuar në Prokurori dhe kam kërkuar raportin mjeko-ligjor dhe aty nuk jam mirëpritur nga Prokurorët.
Tani kanë filluar të më kërcënojnë me përsona të tjerë që më vijnë me makina afër banesës apo kurë dal në rrugë.
Vërtetë jam në rrezik dhe më rrezikohet seriozisht jeta këtu në Shqipëri.

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire