Actualité

INDI: PËR 22 CENT BORXH ÇIFTI MASAKROHET PËR VDEKJE ME SOPATË

Indi

Një burri nga komuniteti “dalit” në Indi, i është prerë koka dhe gruaja e tij është copëtuar për vdekje pasi nuk kishin paguar një broxh prej 15 rupie (22 cent).
Ngjarja ka ndodhur në Utar Pradesh, sipas asaj që shkruan BBC.
Ai që ka kryer vrasjen e dyfishtë, ka qenë, Ashok Mishra, pronar i një dyqani ushqimesh në vend.
Disa ditë më parë, dy bashkëshortët kishin blerë në dyqanin e Mishras tre pako biskota për tre fëmijët e tyre.
Në mëngjes shitësi i ka kërkuar çiftit të kthejë borxhin, por ata nuk kishin të paguanin dhe i thanë pronarit se do të paguanin në mbrëmje, pasi të kishin marrë rrogën ditore.
Por i zoti i dyqanit nuk e pranoi këtë gjë dhe shkoi menjëherë në shtëpi për të marrë sëpatën dhe u kthye te dy bashkëshortët, duke vrarë në fillim burrin, të cilit i preu kokën dhe më pas gruan e cila tentonte të mbronte të shoqin.
Autori është arrestuar nga policia. Pas ngjarjes, komuniteti “dalit” – kasta më e ulët e shoqërisë indiane – ka organizuar një protestë në rrugë.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Actualité

Tagué:, , , , ,

Laisser un commentaire