Histoire

GUSHTI I MIRDITORËVE KU GJAKU I TYRE MBRUJTI TOKËN DHE BRITMAT E PAFAJSHME KUJËN QIELLIN

mehmetKjo histori nga më të dhimbëshmet të popullit të Mirditës do ta shohim nëpërmjet përjetimeve të dy përsonazheve, njëri aktori i tyre Shehu pa harruar Hoxhën dhe një spektatrisë të vogël nga Oroshi i Mirditës që në gusht të vitit 1949 ishte 9 vjeçe dhe më vonë do të martohej në fshatin tim të lindjes dhe quhet Dava Gjin S.
Kjo vajzë e vogël e marrë me forcë nga shtëpia për të qënë prezent në demostrimin komunist në vendin e quajtur  »Qafa e Valës së Mirë » në qoftëse vëllai i saj nuk do të përbuzte vdekjen ajo do të bëhej dëshmitare në ekzekutimin e tij nga skuadra e pushkatarëve drejtuar nga Shehu me urdhër të Hoxhës, skuadra e pushkatarësh e përbërë e gjitha me Rom ose Ciganë siç i quajnë në Europë!
Këtë aksion Shehu do ta rrëfente në Lurë tek familja B. ku shkonte çdo verë me poshime në muajn gusht:  »formova një skuadër pushkatarësh me gabel për të ekzekutuar kriminelët Mirditorë se pushka e gabelit të nxjerr fare për 7 faqe » dhe më tej:  »kjo skuadër pushkatarësh që i mbushi brekët nga frika e krismave, nuk arrinin të tërhiqnin as këmbëzat e armëve dhe nën erën e rëndë e të padurueshme që vinin nga pantallonat e tyre i varrosa për së gjalli më shumë se gjysmën e Mirditorëve që i dënova me vdekje! »
Kjo ishte dhurata që i bënte Hoxha Mirditës edhe se kishte ngrënë bukën e derës së Princit të Mirditës Gjonmarkut dhe se biri i tyre Dr. Mark Gjonmarku i kishte siguruar jetën Hoxhës gjatë gjithë periudhës së luftës duke e paisur me dokumenta zyrtar që të lëvizte ku të donte e nga të donte në të gjithë territorin e shqipërisë e më gjërë pa i hyrë asnjë ferrë në këmbë!
Po ç’mund të prisje më shumë nga një bir Hoxhe me edukim Zoroastritë Persian dhe një birë Shehu që e kishte mësuar shijen e gjakut që në Spanjë!

Komunistët e kanë vrarë dhe vazhdojnë ta vrasin Mirditën!

Po le të kthehemi tek historia e treguar nga kjo dëshmitare e gushtit të vitit 1949 në  »Qafëne e Valës së Mirë » të Mirditës, kjo bijë Oroshi e kishte bërë ritual që ç’do vapë gushti të tregonte tragjedinë e Mirditës tek vadiste misrin e kooperativës me këmbët zbathur e të tejzbardhura nga të ftohtit e uijt të rezervuarit dhe me vizazhin e krahët të prera nga gjethet e vrazhda të misrit  »Rozafa 127 » që prodhimin e tij dhe derrat e uritur që u kishte dalë kurrizi si Deveve të Saharasë i bënin buzën!
(Partia kishte vendosur ta mbillte e kultivonte në arat e kooperativës, ta vilte dhe ta grumbullonte tek kosharët e kooperativës, ta shinte e ta bluante tek mullinjët e kooperativës, ta mbruante e ta piqte tek furrat e kooperatives, ta transportonte e shpërndante me mushkat e kooperativës, ta peshonin e ta blinin tek pikëshpërndarjet dhe dyqanet e kooperativës dhe ata që guxonin ti bënin buzën ashtu siç bënin derrat, partia i qonte me pushime të tejzgjatura të nxirrnin Krom, Hekur-Nikel, Qymyr-Guri, Bakër apo Pirit në pantallonat e shkurtëra ose të kullotnin mëshqerrat në mes rrodhëzave, të kositnin barin në pikun e diellit, të hapnin tokë të re apo të hapnin kanale në mes të ngricës, ose të ndërtonin oxhaqe deri në qiell për lumturimin e popullit! »
Ishte një mëngjes i kthjellët gushti vazhdonte të tregonte dëshmitarja Dava Gjin S. ku arritën ushtarët që na urdhëruan të grumbulloheshim tek lendina e  »Qafës së Valës Mirë » dhe pasi u mblodh e gjithë populli i zonave për rreth u shfaq Shehu në krye të kollonës me  »Ziza » të zi hipur mbi Xhipsin e tij të zi i shoqëruar nga dy civila të veshur në zi që nuk ishin shqiptarë!?
Ata lexuan vendimin e partisë dhe filluan ti thërrsin me emra ata që kishin vendosur ti pushkatonin dhe kurë arritën përballë nënës time, ajo i zgjati një palë çorape të qëndisura një oficeri që djali i saj të mos shkonte në atë botë këmbëzbathur.
Oficeri e refuzoi duke e porositur që të mos i humbiste çorapet dhe u zotua se do ta mbante amanetin e saj një rrallë tjetër se kësaj rralle i kishte shpëtuar dorës së hekurt të partisë së dashur që punon dhe mendon parreshtur për lumturinë e popullit të Mirditës!
Llesh Melyshit që ishte i pari në listë iu hodhën përsipër dhe pasi i kthyen krahët e lidhin mbas Xhipsit të zi të Shehut dhe filloi ti binte rrotull lëndinës (nuk e di a e kishte lexuar Iliadën e Homerit Shehu se po ja kalonte edhe Akilit se trupi i Hektorit ishte pa jetë kurë e tërhoqi lidhur pas karrocës së tij rrotull fortesës së Dardanëve të ndërtuar nga Zotat Posedon e Apollon që ishin dënuar me punë korrektuese nga i madhi Zeus e që mbretërohej nga Mbreti Priam) ku britmat e tij tronditën tokën e trazuan qiellin dhe filluan të shfaqen retë e para të zeza në qiell!
Pastaj ata në majën e Xhipsit të zi morën rrugën dhe pluhuri ngrihej për të rënë bashkë me gjakun që shpërthente nga plagët që hapeshin në trupin e Llesh Melyshit i tërhequr zvarrë nga Shehu lidhur pas Xhipsit të tij të zi!
Të tjerëve ju dhanë nga një vegël pune të hapnin gropën që do të varrosëshin në të!
Mbasi hapën zjarrë mbi ta, ata që ishin ende gjallë në fund të gropës britnin me të madhe që ti vrisnin që të mos i varrosnin për së gjalli!
Por askush nuk i ndigjoi lutjet dhe përgjërimet e tyre që vinin nga thellësitë e tokës dhe pafundësitë e qiejve!
Ende pa rrafshuar gropën qielli filloi kujën!
Ra aq shumë shi për të larë gjakun e pafajshëm sa përrenjtë u bënë lumë, gurët u shkulën nga vendet e tyre për të mos u gjetur kurrë, u shkulën trungjet e moçme u shkulën lisat shekullorë, pushuan këngën zogjt, egërsirat jermuan, shpellat u mbushën me ujë, u shtangën Mitet, Legjendat ngrinë, Zana morën arratinë!
Luftonte qielli me vetveten të shlynte britmat të zbuste zinë, të lante tokën nga gjaku i pafajshëm, të kthente e të rivendoste Harmoninë, tu bënte vend shpirtrave që të gjenin paqën që të gjenin qetësinë!
Qielli lodhej me vetveten, lodhej duke shfryrë padrejtësinë!
Pastaj u kthyen komunistët të mbiellin farat që nuk mbinjë, të mbiellin urretjen ta bëjnë me brirë, në vend të dijes të mbiellin paditurinë, në vend të besimit të mbiellnin herezinë!
Ku do që vunë këmbën mbollën shkretinë, kur pemët i panë gjethet u ranë, kurë lulet i panë lulet u thanë nga do që shkuan rrënuan ç’do gjë, edhe gjënë e gjallë!
Venitën shpresën, thyen vullnetin, ndrydhën dashurinë, na pinë gjakun, na nxinë jetën, na vranë rininë, na privuan të drejtat, na varrosën lirinë!
Vdekje Fashizmit – Liri e Popullit!
Urraaaa, para Partizanë!

Komunistët e kanë vrarë dhe vazhdojnë ta vrasin Mirditën!

Nga: ALBMIR PREMOL

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire