Histoire

PESË POROSITË PËR SHQIPTARËT NË PASAPORTËN E MBRETËRISË

11295544_10206891535314935_8181851246431905826_n

  • Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.
  • Ruaje mirë karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare;
    bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.
  • Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
  • Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.
  • Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.

Shënim: Ky tekst është në faqen e fundit të Pasaportës së Mbretërisë Shqiptare të vitit 1928.

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire