Actualité

MESAZHI I BALLISTIT ZEF SOKOLI NGA BRAZILI PËR KOSOVËN

526787_10151118797592041_1408949067_n

Zef Sokoli, njëri ndër ballistët me të vjetër që jeton ende në Belo Horizonte të Brazilit i cili në muajn Mars ka mbushur 92 vjeç, me dt. 07.05.2008 kur e takova për herë të parë në pyetjen time se si e sheh pavarësinë e Kosovës, më është pergjigjur:

”Pavarësia e Kosovës është diçka shumë e mirë, është një hap përpara drejt bashkimit, të mbetet Kosova e pavarur nuk është mirë, se ne nuk luftuam të ndahemi.
Një trup po të ndahet përgjysmë vdes, prandaj ne duhet të bashkohemi për të jetuar Shqipëria, ne për këtë luftuam të bashkohemi e jo të ndahemi.
Komunistët na kanë ndarë dhe e kanë penguar Bashkimin Kombëtar duke vrarë dhe burgosur nacionalistët më të mirë të kombit.
Unë habitëm se si dikush sot ja jep votën komunistëve duke e ditur se na kanë ndarë, vrarë dhe burgosur gjithë kohën sa ishin në pushtet.
Unë e respektoj votën e popullit, po të ju jepet vota prapë dikujt qe na kanë ndarë, jo, jo nuk është mirë të na udhëheqin edhe sot”.

                                                                                  (Zef Sokoli, Brazil-2008)

Nga: PAL SOKOLI

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Actualité

Tagué:, , , , ,

Laisser un commentaire