Actualité

POLICIA E SHTETIT BLLOKON DEPUTETEN ALBINA DEDA ME URDHËR NGA LART (VIDEO)

 

13957039_496804177185579_1741981682_nSot deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda është ndaluar nga Policia e Lezhës në kryqëzimin që shkon për Shëngjin e cila po rrugëtonte bashkë me familjen e saj, punonjësi i policisë me inicialet A.R i ka thënë deputetes se kishte urdhër nga lart për të kryer këtë ndalim.
Për PRESS INDEPENDENT deputetja Albina Deda thotë:

Sot po lëvizja përgjatë rrugës Rrëshen- Shëngjin bashkë me familjen dhe në kryqëzimin e Tale-Zejmen përpara kishim një benz dhe para saj dy makina policie dhe një makinë që shoqërohej prej tyre me targa 710 JU.
Postblloku i policisë nuk na ndaloj.
Ecëm dhe kaluam disa postblloqe policie dhe asnjë shenjë ndalese.
Në kryqëzimin për Shëngjin na ndalon policia.
Hapa krahun, thanë kam urdhër.
U prezantuam por përsëri Tahirsat e Lezhës na mbajtën në kryqëzim pa asnjë të drejtë pasi qarkullimi i makinave vazhdonte.
Kam urdher thoshte A.R (emrin nuk e publikojmë për arsye që është kërkesa e Znj. Albina Deda që të mos bëhet publik) i cili ishte si përgjegjës.
Më jep shefin në telefon dhe thotë nuk mund të ecësh pas eskortës.
I thashë 5 postblloqe i kalova dhe askush, nuk më ndaloj, Tani si duket e morën informacionin se i ndiqte « një deputete me familjen » rrezik i madh për eskortën e Rilindjes.
Siç duket ju kam prish terezinë edhe duke kaluar me familjen time në rrugë si gjithë qytetarët, ose ju kam shkel në kallo shefave të Tahirit që menaxhojnë parcelat e hashashit në Qarkun e Lezhës.

Ja dhe video e një pjese të qëndrimit të bllokuar nga policia.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Actualité

Tagué:, , , , ,

Laisser un commentaire