Non classé

MË VJEN NEVERI PËR DY NXËNËSIT E MI FIDEL CASTRO DHE CHE GUEVARA

che-guevara-and-fidel-castro

Liria dhe demokracia e popujve latino-amerikanë, duke filluar nga Poli i Jugut me Argjentinën, për të mbaruar në Meksikë, është aq e ulët, aq e turpshme, saqë është e neveritshme ta analizosh; vetëm po e përmbledh me pak fjalë.
Që më 1950 deri më 1996, në të 20 republikat latino-amerikane nuk ka qeverisur asnjë President që të mos ketë vjedhur, duke filluar nga Peroni me 1057 kilogramë flori…
Duke lënë mënjanë mistrecët e tjerë latino-amerikanë: kusarë, të degjeneruar, hipokritë, demagogë, tradhtarë të popujve të tyre, nxitohem të përfundoj këtë panoramë të shëmtuar me dy kubanë: Batista, kusari më i pamasë në historinë e këtyre popujve, dhe Kastroja, përbindëshi pakidermë i popullit të tij, që pa u ngopur me krime, tortura dhe tirani arriti në shkallën më të ulët të njeriut-bishë: rivalëve të tij në burgje u injektoi mikrobin e SIDA-s, të cilët vdiqën e po vdesin me dhembje të tmerrshme, saqë ulurimat e tyre, tha një gazetar amerikan, dëgjohen disa metra larg burgjeve.
Ky ua kaloi si Hitlerit dhe Stalinit.
Më vjen neveri kur mendoj që e kam pasur nxënës në Fakultetin e Drejtësisë në Buenos Aires si këtë bishë dhe Çe Guevarën e çmendur…

Nga: Prof. ISUF LUZAJ

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire