Non classé

MOS HARRONI QYTETARËT E KOSOVËS LINDORE

sanxhakuinishit01

Çdo herë kemi hasur në prezantim individual, se nga cili vend jemi me origjinë.
Prezantim i imi personal ka qenë dhe do të mbetet se jam nga komuna e Bujanocit, Kosovë Lindore.
Akoma po duhet me shpjeguar se termi i shpikur politik « Lugina e Preshevës » jo vetëm që si i tillë përfshin edhe Bujanocin dhe Medvegjën, por është sidomos « alternativë » edhe nga ai i Kosovës Lindore, e jo vetëm nga ai Jugu i Serbisë.
Hasim në njerëz se nuk e din ku ndodhet qyteti Bujanoc.
Pse?
Se pse qytetarët janë mësuar të prezantohen si preshevarë, por nuk i (shkaku i emërtimit të shpikur) përkasin qytetit të Preshevës.
Po edhe se shumë herë, apo më mirë të them çdo herë Kosova Lindore njihet si Lugina e Preshevës. Ketë emër gjeografik që ia vunë e që nuk është dashtë të jetë ky emërtim, për atë edhe nuk bëhet prezantim i drejtë.
Nëse e pëlqejnë më shumë ketë emër shqiptarët, po edhe vazhdojnë të prezantohen si preshevarë të gjithë, vet fakti logjik tregon se vetëm një komunë po ekzistoka apo qytet si të doni thuani: Mirëpo, Medvegja edhe Bujanoci nuk do të mësohet nga njerëz të tjerë, nga viset shqiptare sidomos në Shqipëri e Mal të Zi, Kroaci, Slloveni e tj.
që shumë pak dinë për rajonin tonë, bile edhe në Kosovë ka të tillë që nuk kanë njohuri se Kosova Lindore përbëhet nga tre komunat Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc.
Prandaj, duhet sipas logjikës të këti rajoni të prezantohen drejtë çdosecili prej cilës komunë ose qytet vjen.

Nga: MEVLUDE ABDULLAHI

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire