Non classé

ALBINA DEDA: NJË MENDIM PËRSONAL DHE PROFESIONAL NË LIDHJE ME PETICIONIN E MJEKËVE

15673280_552802464919083_1296807045_nSë pari, si mjeke, mbështes kolegët e mi në çdo iniciative dhe i mirëkuotoj për sakrificat e jashtëzakonshme në punën dhe misionin e tyre për të qënë humane e për të shpëtuar jetë njerëzore.
Por, është detyrë e jona që duhet të mbrojmë dhe pacientët që, në shumë raste, kanë humbur jetën nga gabimi mjekësor.
Eshtë një peticion që shpreh të drejtat e liritë e njeriut për
shfuqizimin e nenit 96 të Kodit Penal.
Neni 96 i K.Penal është:
« Mjekimi i pakujdesshëm (Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni14).
Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e përsonelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga përsoneli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e përsonit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet ».
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. »
Peticioni kërkon veç shfuqizimit të nenit 96 të K.Penal edhe rregullimin e përgjegjësive të mjekëve, infermierëve dhe farmacitëve për rastet e mjekimit të pakujdesshëm, apo moszbatimin e terapisë së mjekut.
Peticioni konfondon konceptet e mjekimit të pakujdesshëm me atë të mjekimit të gabuar apo gabimit mjekësor, që nuk janë e njëjta gjë.
Mjekimi i pakujdesshëm nënkupton elementin e fajësisë në formën e vetbesimit të tepruar apo neglizhencës.
Si tek e para, ashtu edhe tek e dyta përsoni (mjek, infermier, mami apo farmacist) ka për detyrë ti parashikojë se, nga veprimet apo mosveprimet e tij, mund të vijnë pasoja të dëmshme, nuk i dëshiron ato, por me mendjelehtësi mendon se nuk do të ndodhin apo do të evitohen.
Elementi i fajësisë në formën e pakujdesisë (vetbesimit të tepruar apo neglizhencës) është element i domosdoshëm i nenit 96, veç asaj të ardhjes së pasojës, që është dëmtim i rëndë i shëndetit apo shkaktimi i vdekjes së tij.
Në aspektin profesional dhe përsonalisht, mund të them se ky peticion niset nga rasti për të mbështetur kolegët që në shumë raste vërtet janë ndaluar edhe pa të drejtë nga policia, por nuk është një gjuhë e saktë juridike; nuk ka adresimin e duhur, çka do të thotë se duhet ti drejtohet atij që ka inisiativen ligjore (ministrit apo një grupi deputetësh).
Fakti se në peticion përmendet realiteti i vendeve të BE, ku sipas peticionit ka vetem zgjidhje nga gjykatat administrative dhe/apo civile, nuk eshte i sakte.
Edhe në vendet e BE, kur vjen pasoja e rëndë (dëmtimi i rëndë i shëndetit apo vdekja) ka përgjegjësi penale.
Pra ky është mendimi përsonal profesional, por gjithmonë duke njohur dhe vështirësitë që kanë kolegët në sistemin shëndetësor dhe pamundësitë për të bërë gjithmonë atë më të mirën për pacientët.
Mendoj se duhet të fuqizohen rolet e urdhrave të mjekëve, farmacive, stomatologëve dhe infermjerëve.
Dhe gjithashtu, të fuqizohet edhe komisioni mjeko-ligjor…
E rëndësishme është që të ngrihet një grup pune me mjekët nismëtar për të fuqizuar ligjin dhe dhënë fund skenave dhe prapaskenave ndaj mjekëve, por dhe për të mbrojtur pacientin!

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire