Non classé

MEVLUDE ABDULLAHI: NJË FILLIMVIT NË VAZHDIMËSI NGA AI QË IKU

Sapo filloi viti tjetër, lindën problemet.
Acari i madh që e përfshiu edhe vendin tonë shtresa më e varfër e ndjeu dhe u përball me shumë sfida për ta tejkaluar ketë mot të keq.
Sikur të ishte vetëm moti i keq, do të ishte një mrekulli!
Sot edhe shumë vite pasi që përfundoi lufta në vendin tonë, varfëria asësi të minimizohet, se për tu eliminuar nuk do të ndodhë kurrë.
Pse e them kurrë?
Në gjithë Botën ka varfëri, por në ketë vend tonin si duket është tejkaluar limiti.
Familjet që jetojnë vetëm me 60 cent në ditë, nuk e kam të qartë përveç ushqimit të jomjaftueshëm, ku dhe si furnizohen me veshmbathje, fëmijët e tyre nga kjo gjendje as nuk vijojnë shkollimin e ciklit të ulët.
Si mund të integrohet një vend me këto kushte në arsimin e barabartë të vendeve ballkanike, e lere më evropiane (pa e përfshi rezultatin e PISA-së).
Duke i pas parasysh apo të them më mirë nuk i kanë fare parasysh këto ti quaj probleme të një jete për gjërat më elementare, çfarë mund të pritet më shumë nga ky vend, çka mund të pritet nga rinia jonë që pushteti nuk punon mjaftë për ta çuar në rrugën drejtë suksesit.
Sot ende burgosen politikanët ndaj akuzave të shteteve fqinjë.
As për ketë qështje nuk kanë bërë punë duke pas parasysh se shumica udhëheqësisë së shtetit të Kosovës kanë qenë pjestarë për çlirimin e vendit.
Çka po bëhet në ketë vend nga njerëzit në krye të vendit nuk po e kam mjaftë të qartë fatkeqësisht.
Pyes vetën pas kësaj të fundit që e thash, çfarë mund të pritet për rini më të mirë dhe më të arsimuar, kur ata vet për vete nuk kanë rregulluar punët e veta?
Janë lodhur duke dëgjuar njerëzit akuzat e njëri tjetrit nga partiakët.
A do të përfundon ndonjë herë kjo gjendje e rëndë dhe e pakuptimt nga pushteti i këti shteti të vogël dhe jo të plotfuqishëm (kur them jo i plotëfuqishëm, mendoj se pushteti nuk ka fuqi më shumë të arrij për ta bërë një shtet më stabil se që është në gjendjen e tanishme që ti minimizon ato që i thash)?
Nuk jam pesimiste, besoj se do të bëhet një shtet i mrekullueshëm, mirëpo vetëm nëse ndrron ky tempo dhe metoda e funksionalitetit të pushtetit ndaj shtetit, përndryshe ngelemi në të njejtat koordinata në të njejtin vend…
Nga gjendja reale mos të ndalen fjalët e as të mbyllen sytë kësaj i thonë të jetosh një jetë imagjinare ama imagjinata nuk të çon çdo herë drejtë realizimit mbetet vetëm imagjinat.
Zgjohu o njeri vepro kot mos ëndërro do të përjetosh jo më shumë se sa një jetë imagjinare me ose pa ngjyra.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire