Non classé

INXHINIERI MIRDITOR QË NGRITI URËN MË TË MADHE NË SHQIPËRI

thumbnail_dscn3231Inxhinieri Mirditor i cili punoi dhe në Rrugën e Kombit Durrës-Qafë Morinë ju u besua të punojë dhe në autostradën  Qukës-Qafë Plloqe, pjesë e korridorit Tiranë-Korçë në pjesën që ka kompania e tij, ku kanë një pjesë punimesh traseje dhe dy ura të mëdha me gjatësi 265 m. secila, me lartësi të kollonave rreth 40 m.
Ky Inxhinier quhet Gjergj Doçi nga Fshati Malaj i Mirditës dhe aktualisht punon në autostradën  Qukës-Qafë Plloqe, të cilën është kantieri në zbatim.
Rruga e re shkurton distancën dhe anashkalon Pogradecin, në perëndim të tij, për të eliminuar Qafë Thanën dhe Qafë Plloqën që janë të rrezikshme nga ngricat dhe ulin shpejtësinë e qarkullimit.
Inxhinieri Gjergj Doçi shkoi aty nga një objekt që bëri me firmën Albstar, – Rrugën e Re Kombëtare  Banjë-Gramsh 9.2 km  që u ndërtua në mal, pasi e vjetra u përmbyt nga  mbyllja e liqenit të hidrocentralit të Banjës, që u vu në punë dhe punon me tre turbina, vepër e lënë përgjysëm nga qeveria komuniste e Ramiz Alise.
Aty në Banjë Inxhinieri Gjergj Doçi ka punuar në kantier me urat, dhe tani ato janë funksionale, Inxhinier Gjergj Doçi si më me eksperiencë me to,  ju besuan pjesët më të vështira.
Aktualisht është kontraktori i saj si përfaqësues i kompanisë që mban përgjegjësi të plotë, ndaj investitorit norvegjez për të ka edhe ca pjesë të tjera por që për atë janë farë të lehta.
Investitor ishte firma shtetërore norvegjeze e hidrocentraleve STATKRAFT, dhe kontrata për ndërtimin e Hec. Banjës ishte miratuar më parë nga qeveria Berisha.
Aty ia doli mbanë me sukses, objektin e mbyllën me cilësi dhe pa aksidente, pasi dihet mirë se në raste të tilla inxhinieri i objektit është përgjegjësi, në rastin në fjalë ishte Inxhinier Gjergj Doçi ai që rrënohej nëse kishte probleme të tilla.
Falë eksperiencës së tij me punime të tilla, ia doli ti fitoj të gjitha sfidat e punimeve në objekt.
Aty kishte shumë punime që kryheshin nga të huaj, dhe ai ishte shefi, kjo nga gjuhët që ai i di, aty arriti ti kryej të gjitha punimet me sukses dhe në kohë të miratuar nga investitori.
thumbnail_20160902_153202.jpg
Fotografia e urës me Gjatesi 520 ml. dhe kollonat të cilat janë 55 ml të larta.

Nga: LEON MOLLA
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire