Non classé

SHQIPËRI: PROTESTA E MUNGUAR NDAJ DHUNËS NË FAMILJEN E GAZETARIT TELNIS SKUQI

1457675_1375738589344493_82219544_n

Protesta u mbyll paqësisht dhe çadra erdhi u ngrit shpejt për t’u mbushur me militantët dhe popullin që doli për të shprehur marrazin e akumuluar këto 4-vjet diktature-demokratike, e ku eksodet janë kryefjala dhe trauma më e madhe kombëtare në këtë milennium si anëtarë të NATO-S, liberalizimin e vizave apo edhe me 5-kushtet për hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 18-Qershorit. Dhuna mediatike e Qeverisë aktuale filloi me të ardhur në pushtet Edi Rama, i cili si Sportist-Piktor, pse jo edhe arkitekti i shkatërimit të Tiranës, e dinte mjaft mirë rolin absolut të fuqisë së saj nën diktatin e tenderave të abuzivë të betonit. Tenderimi me milonat e eurove si edhe dhuna policore janë në sintoni të plotë mes politikës dhe pushtetit të radhës. Ata e gjejnë harmonikisht akordin mes tyre dhe në emër të popullit ku dikush na flet për sukseset e qeverisë e dikush tjetër që bën opozitën për të bërë presionin e radhës për ndonjë kockë nga llokmat që ndan pushteti mbi trupin e brishtë të shtetit tone janë turp me pasoja kombëtare. Mediat në frikën e mbijetesës dhe të kërbaçit të pushtetit janë rritur dhe fuqizuar ndër vitet duke u zbukuruar nën përkujdesin e çdo qeverie të radhës, militantët mediatikë janë oguri më i zi që godet dita-ditës psikologjinë e informimit real dhe pa censurë. Gazetarët të paorganizuar qëllimisht nga klasa politike në një shoqatë të vetme dhe pa zyrën e tyre legale të avokatisë për t’i mbrojtur ata nga çdo rrezik, enden sa një zyrë në tjetrën me qokat intervista dhe më pas, në mbrëmje studiot e luksit i kurojnë ata para opinionit si engjëjt dhe jo si hijenat që e kanë shqyer kombin tonë. Edhe kur gazetarëve u rrihen fëmijët apo gruaja sikurse edhe familiarët e Telnis Skuqit, asnjë nga këto shoqata që marin ndër vite projekte mijra e mijra eurosh, nuk flasim sepse familiarët e tyre janë joshur për shërbimet ndaj pushtetit me poste drejtuese, kjo është fatalitet dhe e pafalshme për ndërgjegjen e tyre qytetare. Mjaftojnë dy studime, e para nga Banka Botërore se ne renditemi të dytët pas Ukrainës për vetvrasje, si edhe të dhënat më të fundit nga portali global ëëë.healthdata.org që na tregojnë se në fund të 2015-s, shqiptarët kishin barrën më të lartë të sëmundjeve në rajon, gjithashtu edhe vdekshmërinë më të lartë për çdo diagnosë, këto studime nuk kundërshtohen nga qeveria dhe as opozita, apo ajo, pseudoshoqëria civile e intimiduar politikisht që t’i shërbejë më pas me zell militant intelktual. Shqipëria renditet në zonën e kuqe për vdekjet e parakohshme, të cilat ishin mbi parashikimet dhe më e keqja është se, mjekët po largohen jashtë vendit dhe kujdesi shëndetësor lë për të dëshiruar ku konçensionet janë bërë sëmundje kurative e Qeverisë por kurimi I popullit që paguan taksat dhe mbush burgjet në shifrat rekord prej 38-mijë personash duke jia kaluar edhe vetë Enver Hoxhës. A thua kemi një garë që RILINDJA e mori përsipër nën gjurmët e etërve ku trashëgimtarët janë sot kabineti qeveritar? Në këtë situatë drastike ku niveli i jetësës kërcënohet direkt nga keqqeverisja edhe tek të mirpaguarit servilë të pushtetit, fuqia e masmedias ka dalë qëllimisht jashtë funksionit së saj legjitim dhe moral, por vetëm duke i shërbyer qeverisë. Punojmë për të tashmën duke frenuar të ardhmen dhe krijuar trauma shoqërore ku të gjithë mbetemi si viktima të çorbës, ashtu edhe fajtorët e fabulës së gjelit që dontë të bentë edhe vezë të kuqe… ! Arma që mbetet janë vetëm rrjeteve sociale për të shprehur pa censurë politike realitetin, e ku asnjë se kundërshton apo demontoj dot lajmin mes miqsh, pasi shumë video janë live e kështu ato zbehin formatin e censuruar unik televiziv. Roli i protestës në rritje si edhe pasqyrimi i saj në rrjetet sociale vetëm sa ja rrit asaj peshën pasi marrazi popullor nuk frenohet dot me qirinjtë e Veliajt nën romancën artificiale tek liqeni artificial, për më tepër kur shiu litarë e zhgënjeu Erion Veliajn dhe kronikat e montuara me stafin 60-70 personash qe vegjetojnë me taksat tona si dordolecët që u dogjën simblokisht në shesh… Beteja për lajmin dhe foton apo videon live nuk kanë luksin e televizioneve miliona euroshe nga rrjetet sociale, por ato janë si perimet bio në oborrin e shtëpisë dhe shijojnë më shumë sesa fasadat e luksit ku mes tyre kemi mjaft produkte OMGJ që po na shktarrojnë dita-ditës shqisat dhe të ardhmen e pagarantuar në këto kohë të brishta ku pazaret politike në prag fushate janë menuja e orës në bisedat tona.

Nga : HAMZA HATIKA
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire