Non classé

REDON VELIU: TOKA SHQIPTARE NXORI NJERIUN QË E NJOHU ELITA BOTËRORE

16899993_10210991651299173_1140734014_n

Në 21 Shkurt 1913 do të vinte në jetë njëri nga 100 personalitetet më të shquara të Amerikes, i vlerësuar nga ish Presidenti Ronald Regan me dekoratën më të lartë në USA, me titull Profesor i Amerikës në vitin 1984.
Do të vinte në jetë njëri nga 500 Personalitetet me kontribut botëror i listuar në biografinë e Botës.
Do të vinte në jetë një njëri që do të luftonte gjithë jetën me komunistat,si në betejat me pushkë, ashtu dhe në betejat me lapes.
I cili do linte gjurmë në të gjitha kongreset botërore të zhvilluara kundra komunizmit, që çuditërisht dita e lindjes i përkon dhe më rënien e komunzmit në Shqipëri.
I cili për lirinë dhe demokracinë e të cilës, punoi dhe luftoi gjithë jetën natë e ditë pa rreshtur!
Ai është Prof. DR. Isuf Luzaj, që shqiptarët për fatkeqësinë e tyre nuk e njohine ende.
Do të vinte në jetë personaliteti që ka letërkëmbim me elitat botërore, dhe që i peshonte fjala në të gjitha kancelarite qoftë në ato politike,qoftë në ato akademike.
Sa Neruda në vitet 1951 do ti shkruante – “I admiruari im, Luis Borges më dërgoi librin tënd bashkë me fjalët më të mira.
Ne dhe pse s’pajtohemi në fe dhe në pikëpamje politike, na pajton gjuha e përbashkët, gjuha poetike dhe libri yt është vlerë për shkrimtarët latino – amerikanë.” Isuf Luzaj është Nderi dhe Krenaria e Kombit Shqipëtar! Kontributi i tij në konsolidimin e demokracisë Botërore është i jashzakonshem,dhe Kombi Shqiptar ka fatin ta ketë Birin e Vet.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire