Non classé

NDRE MOLLA: PRAG FITORJE…

Capture

Dinamika e sjelljeve politike të PD-së në këto ditë proteste ka qënë gjithnjë në ngritjë.
Kjo falë kauzës dhe mënyrës se përcjelljes nga Lideri i saj Lulzim Basha.
Ajo Cadra, që kryeministri i Taulant Ballës është tallur me të, është kthyer në Kështjellë, e ndërtuar me shpirt e zemër nga qytetarët dhe Lulzim Basha, për një pushtet  të votës së lirë në këtë vend.
Që në nisje, kam patur mendim të palëkundur se protesta e opozitës nuk mund të ketë fund tjetër veqse fitore.
Përndryshe, ne do ishim shoqëria e vetme në botë që refuzojmë vetveten.
Vota është vetvetja jonë.
Lulzim Basha gjithnjë ka folur për një Republikë të Re, e cila në fakt, është themeluar aty në Cadër, aty ku janë themeluar republikat demokratike kudo në botë, në sheshe, prej njerëzve të thjeshtë e të përgjegjshëm për fatet e tyre dhe të vendit.
Që do keteë qeveri pa kryeministrin Rama, para se sa të zhvillohen zgjedhjet e radhës, as që nuk duhet të diskutohet.
Sigurisht se 18 Qershori ka vdekur dhe mbajtja gjallë e kësaj date është njëlloj sikur të mos ketë rënë qeveria Rama.
Por, pasprotesta është shumë më e rëndësishme se sa vetë ajo.
Kjo sepse Partia Demokratike ka nevojë të riorganizohet urgjent në Bashki e Qarqe, duke formuar forume të përkohshme (pse jo si ajo e Qadrës në Tiranë) për të ofruar menyra të tjera komunikimi të drejtperdrejtë me qytetarët, si mundësia më e mirë e kthimit tek vlerat njerzore, tek bazat e saj.
Ata të cilët e sollën në pikën më të ulet nuk mund të jenë garancia e suksesit të radhës.
Përkundrazi, mund të ndikojnë në pengimin e hapjes, rigjenerimit dhe rifreskimit të PD-së.
Cadra ka shërbyer si një bashkim, rizgjim dhe aktivizim të energjive të anëtarve të saj por dhe të krijimit të besimit qytetar.
Por gjithashtu ka edhe rriskun që njerëz të cilët kanë mjelur PD-së ndër vite, pa kurrfar kontributi e peshe në elektorat ta mbërthejnë përsëri.
Ky soj janë shquar vetëm për sjelljet e vazhdueshme nëpër korridoret e Selisë qëndrore të partisë, duke bllokuar informacionin e saktë për njerëz të saktë e me kontribut në çdo kohë, edhe kur PD-ja ka qënë në ditët më të vështira politike.
Kjo me qëllim që bota të sillet vetëm rreth tyre, ani pse janë njerëz mediokër.
Por mediokrit dhe hileqarët janë shumë të aftë të kompensojne difektet e tyre me dizinformacion për njerëz me kontribute të jashtëzakonshme dhe me ide e dëshirë për ti shërbyer vendit.
Shpesh e kam përmendur se fenomeni i pelivanëve, kameleonëve e servilëve ka marrë në qafë jo vetëm PD-në por edhe PS-në e të gjitha forcat politike me ndikim në vend.
Shikoni pak tek PS-ja: të gjithë qeveritarët dhe pushtetarët e rangut të lartë nuk kanë pikë kontributi në parti.
Ata janë servilët dhe shërbëtorët e kryetarit dhe produktin jua pa shpejt, jo vetëm PS-ja por edhe i gjithë vendi i cili ndodhet buzë greminës.
Ata janë të parët që e dredhin si për t’ja fut partisë së tyre ashtu edhe për t’ju ngjit në momentin e duhur.
Dhe për më këq, këtë nuk e bëjnë sipas rregullave të lojës politike (garës) por me anë të shpifjeve, denigrimeve, servilizmit e shmangjes me çdo metodë të njerëzve të duhur që kanë dhënë gjithshka pas PD-së apo forcës politike përkatëse.
Për shkak të përfitimeve të vazhdueshme, ata kanë edhe mundësi të sillen si hiena rreth qëndres për tu dukur si kontributore apo si njerëz të sakrificës.
Realisht shpenzojnë ndonjë lek pisllëku gjatë qeverisjes së radhës për promovimin e radhës.
Pikërisht këtu e ka shkakun pesimizmi i madh për ndryshim të funksionimit të shtetit tek shumë e shumë intelektualve, që, siq u shmangën në fillim të viteve 90-të prej kameleonve e spiunve, ashtu dyshojnë e ngurojnë për tu afruar, se përsëri do të ndodhi e njëjta gjë. Shkurt, PD-ja ka nevojë urgjente të ridimensionoje përfaqësimin e saj si në linjën vertikale partiake ashtu edhe në përfaqësim.
Ky rrezik i madh, që parasegjithash dëmton rëndë Partinë Demokratike, si partia e shpresës për shqiptarët, ka bërë që gabimisht protestën e qytetarë të thirrur nga opozita ta lexojnë me skepticizëm shumë intelektualë në bazë, shumë emigrantë, të cilët, njërën prej arsyeve të emigrimit kanë edhe luftën e paprincipte brenda shtëpisë së tyre politike, duke shafur mosbesim edhe tek Republika e Re si rifillim se do të ndodhe prej vërteti.
Dhënja e besimit sidomos emigrantëve, se PD-ja jo vetëm ka dëshirën dhe vendosmërinë, jo vetëm ka aftësinë, por edhe ka nevojë për to, që të kthehen e të shërbejnë në shtetin dhe vendin e tyre.
Thirrja e tyre pra, jo vetëm për vota por edhe për përfaqësim në nivelet ma të larta, është njëri prej faktorëve ma të rëndësishëm elektoral për ardhjen e të djathtës në pushtet dhe për garantimin së Republika e Re e Lulzim Bashës si një ide dhe qëllim, do realizohet ashtu siq funksionojnë republikat në vendet ku jetojnë.
Por, ideja e Rithemelimit të Republikës, e hedhur prej Liderit të së djathtës Lulzim Basha, siq e theksova edhe më lart, ka nevojë shmangjen e shmangjes së njerëzve me vlera në shoqëri që duan të kontribuojnë në ndërtimin e saj.
Unë kam besim në këtë alternativë, por kam gjithë të drejtën e Zotit të kërkoj prej PD-së dhe Lulzim Bashës, që idetë e mira, synimet e mira, planet e mira, të realizohen, parasegjithash me NJERËZ TË MIRË.
Lideri Lulzim Basha me vizionin e Tij, me idetë dhe projektin që ka duhet ndihmuar, sepse realisht është shpresa e vetme si politikan i të ardhmes.
E për këtë duhet HAPSIRË dhe ANGAZHIM për dhe prej të gjithë intelektualve të vendit, nëse duam që Shqipëria të ndryshoje e të bëhet siq e ëndërruam në vitin 90-të.
Unë nuk jam për fitoren e radhës por për FITORE HISTORIKE.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire