Non classé

SALI BERISHA: RRUGA DREJT RINGRITJES KALON PËRMES BASHKIMIT DHE JO PËRMES PËRCARJES E PËRJASHTIMIT

Capture

Të dashur miq,

Rezultati i këtyre zgjedhjeve është larg atij që ne të gjithë dëshironim dhe prisnim. Pa asnjë diskutim që droga, krimi, pjesemarrja e administratës në kundërshtim me ligjin, pabarazia e madhe në media ndikuan qartësisht në rezultatin e tyre dhe bënë që këto zgjedhje të mos jenë të lira dhe të ndershme ashtu siç i meritonin shqiptarët.
Të gjitha këto provuan dhe një herë se Edi Rama është armik i egër votes së shqiptarëve. Por pavarësisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave të Norieges, arsyet dhe përgjegjësitë për këtë humbje të thellë të PD-së, si për rezultatin ashtu dhe sfondin e saj në përputhje me praktikat më të mira të demokracive perendimore, duhet ti kërkojmë dhe gjejmë detyrimisht edhe tek vetja jonë. Përndryshe na pret një e ardhme e pasigurtë!
Këto ditë në media ka shpërthyer një polemikë e natyrshme lidhur me humbjen tonë në këto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues por dhe anëtarë të thjeshtë të PD kanë kërkuar doreëheqjen e kryetarit, i cili padyshim është përgjegjësi më kryesor por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje.
Nga ana tjetër, kryetari i PD ka njohur përgjegjësinë e tij përsonale kryesore për këtë humbje. Statuti i partisë parashikon hapjen e proçesit të zgjedhjes së kryetarit të partisë, dhe ky i fundit ka deklaruar se do të ngrije funksionet e tij si kryetar partie për kohën e proçesit të zgjedhjes së kryetarit, për të mos ndikuar në këtë proçes.
Unë mendoj se mënyra më e mirë për të evidentuar shkaqet, për të përcaktuar përgjegjësitë e humbjes, është t’i japim zë dhe mundësi të gjithë strukturave dhe anëtarësisë së PD për të thënë fjalën e tyre lirshëm dhe me përgjegjësi në analizën dhe ndryshimin e thellë që nevojitet për të dalë prej saj dhe ringritur përsëri fuqishëm Partinë Demokratike.
Është e domosdoshme të kuptojmë aresyet përse kutive të votimit u mungoi vota e 200 mijë qytetarëve që kanë votuar PD në zgjedhjet e kaluara dhe pse pas katër vitesh, ne jo vetëm mbetemi opozitë, por marrim këtë rezultat.
Mendoj se ne, në këto rrethana, pavarësisht nga emocionet, kundërshtitë e pashmangëshme për situata si kjo, rëndësi vendimtare ka që PD t’u mundësoje të gjithë anëtarëve të saj një proçes të drejtë, të ndershëm, të barabartë dhe të pandikuar nga askush për të zgjedhur lidershipin që ata mendojnë dhe gjykojnë se mund t’i çoje si një opozitë e fuqishme drejt fitores, sa më shpejt, të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve.
Gjykoj se është detyrim ligjor dhe moral i çdo anëtari apo drejtuesi të PD, të kontriboje në integritetin, transparencën, besueshmërinë e këtij proçesi në luajalitet të plotë të vlerave dhe rregullave demokratike që ndajmë njëri me tjetrin!
Rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë, ajo kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PËRÇARJES as dhe PËRJASHTIMIT.
Por unë kam bindjen më të thellë se ne kemi vullnetin e hekurt, që të bashkuar ta kryejmë me sukses të plotë ringritjen e fuqishme të Partisë Demokratike që presin sot me padurim antëtarët, mbështetësit tanë, pret e djathta shqiptare dhe miqtë tanë në mbarë Europën dhe botën.
Prandaj dhe ju ftoj të dashur miq, duke shprehur një falenderim dhe mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre që votuan PD, le të angazhohemi ne me të gjithë energjitë tona në këtë mision jetik për PD, për Shqipërinë dhe demokracinë e saj! sb

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire