Non classé

ALBINA DEDA: BALLIST MORINA – KOHA E DIPLOMACISË KOMBËTARE DHE JO LOJRAVE POLITIKE

Ballist Morina

(Përtej një apeli njerëzor)
Është absurd, arbitrar e arrogant veprimi i gjykatave kroatë për rastin Morina.
Një gjest i përkthyer në urrejtje nacionale kur plehrat e Serbisë të prirura nga huligani Bogdanoviç hynë në fushë dhe goditen sportistët tanë.
Deri sot gjykatat shqiptare nuk kanë lëshuar mandat arresti ndërkombëtar për këta kriminelë.
Por më e çuditshme dhe e pafalshme është loja politike e qeverisë shqiptare dhe e kumbarit të presidentit serb Vuçiç, Edi Rama i cili në vend të reagimit energjik shtetëror e diplomatik po e zvarrit problemin me konspiracion të plotë për ta shfrytëzuar politikisht.
Ballist Morina nuk mund të bëhet kurban i kumbarisë së Edi Ramës dhe Serbisë, siç ndodhi në ndeshjen e Elbasanit ku u arrestua për të treguar e dëshmuar besnikërinë e kryeministrit ndaj sllavizmit serb.
Unë e përshëndes aktin e sotëm të presidentit shqiptar nëse është vërtet i veshur me seriozitetin që mban problemi.
Jam e sigurt se populli kroat i cili është ndihmuar si askush nga shqiptarët në luftën kundër ushtrisë serbe do reagoje.
Por ata që do reagojnë në rast të një ekstradimi në Serbi do të jenë shqiptarët.
Nuk do të jetë reagim si halabakët e Serbisë por një revoltë mbarë kombëtare që do komplikoje qetësinë dhe ekuilibrat në rajon.
Sot si motër shqiptare unë jam me Ballist Morinën.
Ai është tashmë kauzë e krenarisë tonë shqiptare që do fituar me ç’do kusht.

Nga: ALBINA DEDA
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire