Non classé

KRIMI ETNIK I BOTËS SHQIPTARE NJË REZONANCË DREJT SHUARJES

Coptimi i Trojeve

Ka 2000 vjet që botës Shqiptare i është shpallur një luftë e fshehtë e tinzare ku nëpërmjet ushtrimit të parreshtur të asfiksisë dhe mbytjes të arrihet në mos zhdukja fizike të botës Shqiptare të paktën asimilimi i saj.
Bota që i ka shpallur luftë botës Shqiptare nuk është një botë e padukshme por bota e cila njeh dhe shquan vetëm ekzistencën fizike të njeriut dhe që nuk arrin të konceptojë dot dhe të dallojë dy dimencionalitetin njerëzor atë fizik dhe atë psikokozmik të tij .
Pra kemi një botë Shqiptare ku ekzistencën e saj e përcaktojnë si një krim etnik duke mos arritur të kuptojnë ose më saktë duke harruar qëllimisht se forca e botës Shqiptare nuk është bota fizike e saj, por espria e saj, një espri unike, e veçantë, e papërsëritshme dhe Universale, pra nuk kemi dhe nuk mund të kemi një krim etnik të botës Shqiptare sepse nuk kemi një etni të botës Shqiptare, por kemi një espri të botës Shqiptare, një espri të përjetëshme sa vetë bota, sepse bota Shqiptare është bota e Diellit, është bota e investimit kozmik, është një botë e mistershme sa vetë Universi !
vërtetë në këto 2000 vjet arritët ta masakronit, shqyeni dhe coptoni të paktën 3 herë botën fizike Shqiptare, por asnjëherë esprinë e saj, që është espria e botës oksidentale, dhe për sa i përket botës Shqiptare të Ballkanit si ajo hyri apo u la jashtë europës, bota Shqiptare është tashmë në marrshin e saj dhe askush nuk mund ta ndalojë.
Vërtetë arritët ta armiqësoni botën Shqiptare të Ballkanit me botën e sajuar Greke dhe botën sllave ekzistencialisht e trullosët dhe e bëtë të verbët botën otomane që nuk arriti ta kuptojë botën Shqiptare për shkak të manipulimit të saj dhe përmbysjes së vlerave reale gjë që tashmë gjenden nën nëntokën e saj dhe në mendjet dhe shpirtrat e saj të mbyllur.
E zemëruat me europën dhe lëkundët besimin tek ajo duke e vënë si plakën në mes të dy bukëve, duke i sërvisur atë të helmatisurën dhe vdekjeprurëse dhe privuar nga ajo e shëndetëshme begatuese dhe vazhdoni dhe përsëri vazhdoni dhe jeni të betuar në qëllimet tuaja të mbrapshta dhe armiqësore ndaj botës Shqiptare.
U desh një ide kinematografike hollivudiane ‘’që në qoftëse toka do të sulmohej nga një forcë inteligjente jashtëtokësore për të supstityer specien njerzore mbi tokë shpëtimi i njerëzimit vjen dhe gjendet vetëm tek bota Shqiptare’’.
Ashtu siç sajuat Greqinë, sajuat edhe krimin etnik të botës Shqiptare për ta shtyer sa më gjatë prosperitetin dhe aderimin e botës Shqiptare të Ballkanit në Europë.
Por këtë herë e keni të vështirë t’ia arrini qëllimit, se Shqiptarët kanë filluar ta lënë në një anë mendjefregizmin që vjen si shkak i individualizmit që i karakterizon dhe të joshen pak e më pak nga paratë që hidhni për të helmuar botën Shqiptare .

Nga: ALBMIR PREMOL
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire