Non classé

SALI BERISHA INKARNACIONI I SISTEMIT POLITIK ANARSHIST MODERN NË SHQIPËRI DHE LËVIZJET E MITIZIMIT TË TIJ SA ËSHTË ENDE GJALLË

Sali Berisha

Për afro një çerek shekulli Z. Sali Berisha ka qënë lideri i pa kontestueshëm i politikës Shqiptare dhe përgjegjësi i vetëm i të gjitha fitoreve dhe humbjeve të klasës politike Shqiptare deri në marrveshjen Basha-Rama që rezulton fillimin e një stadi të ri të tranzicionit në Shqipëri dhe kjo marrveshje tregon gjithashtu se kjo fazë e re tranzicioni nuk do të jetë shumë e gjatë për Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë.
Sali Berisha ka udhëhequr i vetëm deri në dorëheqjen si Kryetar i PD-së dhe ai ka qënë një bulë në bulën e tij, një ortek që ka fshirë kush i ka dalur përpara për ta penguar në realizimin e planeve të tij politike si kurë ai ka qënë në pushtet dhe poashtu kurë ai ka qënë në opozitë dhe makina e tij politike ka punuar gjithmonë në voltazhin 120 volt.
E gjithë filozofia politike Berishjane ka qënë mbështetur vetëm në piljen e lirisë, lirisë së njeriut dhe lirisë së tregut duke lënë në një anë piljet e tjera po aq të rëndësishme të demokracisë dhe për këtë arsye që nga ardhja e tij në pushtet dhe dorëheqja e pa revokueshme si kryetar i PD-së në Shqipëri kemi patur një pushtet politik anarshist modern dhe si përfundim mund të themi se në tranzicionin politik Berishjan Shqipëria ka qënë e të gjithëve dhe askujt dhe për të gjithë iluzionistët Shqipëria ka qënë një kopsht fëmijësh pa lodra, ja pra me pak fjalë tranzicioni Berishjan.
Për të mos lënë boshlliqe kohore kemi periodën ‘’Qeveria Rama-1’’ që me pak fjalë ka qënë një periodë përgatitore dhe llogjistike për ndryshimin e sistemit politik nga voltazhi 120 volt në sistemin politik me voltazhin 220 volt, këtë e treguan edhe listat elektorale të partive politike të botës Shqiptare si dhe zgjedhjet elektorale në Shqipëri ku jo pak politikanë të njohur dhe bindës dolën nga politika pushtetvënëse me kabulla të djegura.
Pra ‘’Qeveria Rama-1’’ ka qënë një mini-tranzicion !
Normalisht në ‘’Qeverinë Rama-2’’ në Shqipëri dhe në pjesët e tjera të botës Shqiptare të Ballkanit fillon transplantimi i paqes dhe i sigurisë që do të thotë funksionimi i drejtësisë dhe i ligjit.

Le të kthehemi përsëri tek Z. Sali Berisha, historia na ka mësuar Z. Berisha që mjaft shefa shteti për të mbrojtur integritetin politik apo objektivat e tyre politike ose për të mbrojtur interesat e vendit dhe Kombit që i përkasin ja kalojnë pushtetin kundërshtarëve të tyre politik.
Përshembull pass-passi politik Klinton-Bush, Bush-Obama deri sa doli një hundë-lesh si Trump që prishi rregullat e lojës !
Por kemi dhe rastin Francez kurë François Mitheran ja kaloj pushtetin Z. Jacque Chiracques kundërshtarit më të ashpër politik të tij me justifikimin ‘’Mbas meje nuk ka më politikanë nga partia ime të më zëvendësoje’’.
Por koha tregoi të kundërtën sepse mbas gati dy dekatave pikërisht sekretari i tij u bë President i Francës, një François tjetër, François Hollande për t’ja dhënë pushtetin po sekretarit të tij Emmanuel Macron jo mbas dy dekatave, por menjëherë mbas një mandati presidencial duke e quar rezultatin elektoral të partisë së tij në fund të listës elektorale dhe drejt shkrirjes !!!
As më shkon ndërmend që ju Z. Berisha përsonalisht t’iu ketë dalur nga kontrolli apo të jeni të pa informuar me rrjedhën politike të botës Shqiptare për të cilën aq shumë keni punuar e luftuar, apo me sa duket ju keni filluar të mendoni dhe të punoni për të hyrë në mitologji akoma sa jeni gjallë fizikisht sepse ku ju e dini fort mirë Z. Berisha se mitologjia është burimi dhe mbështetja më e mirë për të gjitha idetë dhe aksionet e mëdha politike !!!

Nga: ALBMIR PREMOL
PRESS INDEPENDENT

 

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire