Histoire

JA KUSH ISHTE PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË MIRDITËS

22290557_766382006878477_1542973992_n
Shumë flitet për Mirditën dhe Mirditorët si në Ballkan, poashtu në Europën Perëndimore për figurat e saj siq ishin Abat Doçi, Fishta, Vaso, Mjeda, Princërit e saj që nga Gjoni  i Parë i vitit 1491 deri tek Princi Preng Bib Doda, Nënë Tereza, Bajraktaërt dhe Krerët e Kuvendeve.
Mirdita dikurë ishte me 12 Bajrakë, 12 Deputetë që shtrihej në 1715 Kilometra katërorë dhe kufizohej me Lezhë, Shkodër, Pukë, Kukës, Dibër, Mat dhe Kurbin, por ky i fundit Kurbini ishte Bajrak i 13 që në çdo rast lufte bashkohej me Mirditën dhe në këtë rast Mirdita me territorin e saj shkonte deri në Krujë.
Pas vrasjes së Princit të Mirditës Preng Bib Doda me 22 mars 1919 me tradhëtinë serbe dhe italiane, Mirdita filloi kryengritjet dhe pakënaqësitë me Shkodrën dhe qeverinë Shqiptar, kështu që me 17 korrik 1921 Mirdita shpallet Republikë.

JA KUSH ISHTE PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË MIRDITËS

Presidenti i Republikës së Mirditës ishte Gjon Marka Gjoni, lindi në Orosh, Mirditë me 15 gusht 1888, ishte Kapidan i Mirditës, ligjvënës i Kanunit, Senator dhe Ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisë Bushati, mbas 17 korrikut 1921 President i Republikës së Mirditës, udhëheqës antikomunist dhe themelues i Bllokut Indipendent, ndërron jetë në Romë, Itali me 28 prill 1964.

JETA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË MIRDITËS

Gjon Marka Gjoni ishte pinjoll i derës kapidanore të Gjomarkaj, ishte djali i vetëm i Mark Gjon Markut i njohur Marka Gjoni dhe Davës të Kol Radës.
Martohet më 1904 me Mrikë  Gjok Pjetrin, nga fisi i Pervizëve të Kurbinit, nga kjo martesë kishin 5 djem dhe 5 vajza.
Gjon Marka Gjoni për shkak të mos marrjeshjeve me qeverinë e Tiranës, u kthye në Mirditë dhe mblodhi popullin ku me 17 korrik 1921 shpall Mirditën Republikë.
Pas vdekjes së babait të tij në vitin 1925 i doli prija e trashigoi përgjegjësinë për të udhëhequr Mirditën sipas tagrit historik të derës si autoritet moral.
Nga viti 1926 deri në vitin 1928 ndërmerr në 12 bajrakët e Mirditës pajtimet e gjaqeve dhe ndreqjen e ngatërresave, për këtë ju rrit zëri jo vetëm në Mirditë, por mbarë Shqipërisë së Veriut.
Me datën 28 gusht 1937 mbledh popullin e Mirditës në Abacinë e Oroshit për të jetësuar ripërcaktimin e disa nyjeve për t’iu përshtatur nevojave që afronin kohët e reja, poashtu porosit popullin që të jenë të gatëshëm në rast të ndonjë sulmi ushtarak nga Serbia apo Greqia, por me 7 prill 1939 fatkeqësisht Shqipëria do të sulmohej nga Italia dhe Mirditorët morën pjesë në luftë kundër Italisë fashiste.
Me 12 prill 1939 paria e Shkodrës ngarkon Gjon Marka Gjonin që të shkonte të bisedonte me Kontin Ciano ku pjesmarrës dhe përkthyes ishte dhe Dom Anton Arapi.
Bisedimet u zhvilluan të tencionuara mes Gjon Marka Gjonit dhe pritësve Italian.
Pas ardhjes së komunizmit dhe rezistencën që bëri kundër tyre, ia la në dorë situatën të birit Markut dhe me 27 nëntor 1944 lëshon Shqipërinë duke u larguar drejt Italisë, ndërsa djemt e tij vijuan luftën kundër komunizmit.
2 djemt e tij Marku dhe Lleshi u vranë në frontin e luftës kundër komunizmit, ndërsa pjesa tjetër e familjes bashkë me mbarë fisin u burgosën dhe u internuan.
Në vitin 1960 u sëmur, por mbas 45 ditëve i shtruar në Poliklinike të Universitetit të Romës u kthye në shtëpi.
Më 1964 sëmundja iu shfaq përsëri dhe për dy vite e dhjetë muaj qëndroi i shtruar derisa vdiq me 28 prillit 1966 në orën 21:15 duke i shtrënguar dorën të birit, Ndoit.
Trupi i tij u varros më 30 prill i përcjellur nga përfaqësuesit e mbarë mërgatës Shqiptare në botë.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Histoire

Laisser un commentaire