Non classé

GABIMI TJETËR I QEVERISË RAMA II: NË POLITIKËN E MIRËFILLTË SHQIPTARE NUK KA TË ARDHME DUKE INJORUAR DHE MOHUAR TË KALUAREN …

Edi Rama
Rama në diskutimin e tij në Universitetin Buqësorë të Kamzës e injoroi të kaluaren dhe politika e detyroi ta rehabilitonte atë në Elbasan …

Edi Rama në Universitetin Buqësorë të Kamzës para pak ditësh me rastin e Sezonit të ri Universitar na foli për ‘’Oazize’’, Oazize në zemër të Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë dhe në mënyrë akrobatike evitoi dhe bëri si kurë nuk e njihte të kaluaren e këtij Universiteti që në mënyrë të zhdrejtë ka lidhje me origjinën e krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri për shkak që e kaluara e këtij Universiteti (që në të kaluarën quhej Insituti Buqësorë i Kamzës), mbulonte prodhimin e bukës në vend, (që nuk u realizua asnjëherë në Shqipëri në mënyrë legale) dhe nëpërmjet blegtorisë mbulonte pjatën e Shqiptarëve e cila ishte një nga më të varfërat në europë dhe shkonte deri në mungesën e plotë të saj.
Megjithëse Edi Rama nuk harroi të përmende kontributin që ka dhënë ky Universitet në të kaluarën e tij me shkenctarët që ka nxjerrur ky Institut me laboratorin e tij të famshëm.
Kjo është e vërtetë se Shkenctarët e dalë nga Instituti Bujqësorë Kamëz nëpërmjet ‘’pllenimit artificial’’ kanë inovuar ‘’Rozafën’’ që ajo më e famshmja ka qënë misri ‘’Rozafa 127’’ që as derrat nuk e hanin dhe buka e bërë prej saj donte më shumë se një javë që të tretej nga organizmi i njeriut dhe kishte edhe një veti tjetër kuruese se të gjithë ata që ushqeheshin me bukën e misrit të bërë me miellin e misrit ‘’Rozafa  127’’ nuk vuanin asnjëherë nga veshkat.
Tjetër ka qënë inovimi i të famshmit ‘’Gruri Halëgjatë’’ ku ky llojë gruri e bënte kallirin e tij me kokrra të mëdha sa ato të misrit dhe nga pesha e kallijve rrëzohej përtokë duke iu a shtuar edhe më shumë vuajtjet kooperativistëve në korrjen dhe grumbullimin e tij.
Pa folur për patatet që këto varietete patatesh nuk prodhonin zhardhokë, por prodhonin ‘’papërdhokë’’ që në të vërtetë ishin një varietet patatesh që përdorën si lëndë e parë në prodhimin e letrës, por Enveri në publicitetin e tij bërë patatës ‘’Patatja është gjellë edhe bukë’’ bëri që të gjitha varietetet e patateve do të bëheshin për Shqiptarët kombustible.
Megjithë bonifikimet e bëra dhe punën e madhe shkencore në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, buka asnjëherë nuk do të prodhohej në vend dhe pjata e Shqiptarëve do të mbetej nga më të varfërat në europë dhe do të radhitej nga ato më të varfërat në botë dhe shkoi deri në mungesën e saj të plotë në tryezat e ngrënjes të Shqiptarëve, lere ç’farë Enver Hoxha dhe papagallët e tij trumpetonin ç’do ditë me të madhe !
Shqiptarët e Shqipërisë u bënë populli më elegant i europës me gjithë bollëkun e proklamuar nga propaganda e Enver Hoxhës dhe Shqiptarët filluan ç’do ditë e më shumë të binin në anoreksi dhe të shkonin drejt urisë së pashmangëshme.
Këto fenomene Shqiptare nuk mund të evitohen nga askush aq më tepër nga Kryeministri i Shqipërisë, Studentët e këtij Universiteti si dhe të gjithë të rinjt e Shqipërisë dhe të botës Shqiptare kanë të drejtë të njohin të kaluaren  e Universiteteve dhe Shkollave të tyre sepse ajo është e kaluara e prindërve të tyre, e kaluara e dhimbshme e Shqiptarëve që respekti, dinjiteti dhe mirënjohja nuk po ju kthehet kurrë nga përfaqësuesit e tyre politikë !!!

 Nga: ALBMIR PREMOL
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire