Actualité

ALBINA DEDA: NË VEND TË URGJENCËS SË TIRANËS DO TË NDËRTOHET NJË PALLAT PËR BLLOKMENËT E RINJ

12666471_427432307456100_1901913445_n

-Mbështes përsonelin e Urgjencës së Tiranës në kërkesat e tyre, dhe i bëj thirrje MSH të anullojë këtë vendim antiligjor.
Shërbimi i urgjencës përcakrohet qartë në ligjin për urgjencat mjekësore në Nenin 12 , si shërbim që varet nga parësori ASHR , dhe jo nga spitalori.
Lind pyetja …
Ku do ta marrin shërbimin e urgjencës qytetarët e Tiranës?
Janë 60 mijë vizita në vit që realizon kjo urgjencë.
Tirana nga 250 mijë banorë në 90 sot ka afro 1 milion banorë.
Kjo Urgjencë jep ndihmë në shtëpi për qytetarët, në aksidente, emergjenca, Staf i specializuar, i mirëtrajnuar.
Është tjetër gjë urgjenca e QSUT ( pacenti duhet të shkojë në Spital, Urgjencë).
Nëse do të mbyllet kjo urgjencë me këtë numër rastesh urgjente lind pyetja… A ka kapacitete QSUT që ti përballojë edhe këto, kur dihet nga të gjithë që Urgjenca e QSUT është aktualisht me mungesa në medikamente, dhe në shumicën e rasteve të sëmurëve u shërbehet në koridor.
Të sëmurët e pamundur për të lëvizur për në urgjencë do të braktisen përfundimisht.
Beçja në fund të vitit me datën 31 Dhjetor 2015 kur të gjithë ishin duke u prëgatitur për të pritur vitin e ri vazhdonte » punën » dhe pasi kaloj miliarda lekë për miqtë e Ramës, bëri dhe një vendim dhe ky vendim ka në qendër padyshim « qytetarin ».
Vendos të shpërndaj shërbimin e urgjencës së Tiranës, shërbim i rëndësise së veçantë, në tre spitale , QSUT , Trauma dhe Shefqet Ndroqi.
Ky shërbim me 70 veta, mjekë infermierë shoferë, dhe stafi i ndihmës, në shërbim të qytetarit dhe për qytetarin dhe në vend të tij të bëhet një Pallat për shokët dhe shoqet e bllokut, me ngjyra e zhgarravina të piktorit.
Madje fondet për këtë shërbim i ka kaluar nga ASHR tek këto spitale që në fillim të vitit pa e bërë publike dhe pa njoftuar përsonelin e urgjencës.
Këto ditë ka bërë të ditur këtë vendim të qëllimshëm që kuptohet që do ti largojë nga sistemi , nga puna shumë shpejt . ..
Shërbimi urgjencës është varësi e ASHR dhe ai ja kalon spitaleve respektive .
Edhe këtu shërbimi për qytetarin është planifikuar për t’u zëvendësuar me një pallat shumëkatësh.
Lind pyetja: kush do tu shërbej dhe si … qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga Urgjenca?
Dhe ku do të jepet ky shërbim?

PRESS INDEPENDENT / Leon Molla

Laisser un commentaire