Actualité

ALBINA DEDA: NUK DO E PRANOJMË QË RRUGA E KOMBIT TË JEPET ME KONCENSION

12713947_430533627145968_472045733_n

-Më parë të jepet me koncension kjo qeveri… ndërsa rrugën e Kombit as mos ta mendojnë.

Nuk do të lejojmë të jepet me koncension Rruga e Kombit, pasi mbitakson qytetarët, e kryesisht zonën e Mirditës.
Qeveria rihap ofertat për koncensionin e Rrugës së Kombit, por prej ditës që erdhi në pushtet asnjë projekt dhe asnjë lek për rrugët.

Unë si deputete kam kundërshtuar në seancë me argumenta vendosjen e takses për Rrugën e Kombit, pasi i bie që të mbitaksohemi, gjithçka është jo transparente, zona është shumë e varfër e me papunësi në shifrat më të larta në vend, dhe asnjë km rrugë dytësore nuk ka ndërtur qeveria. Rama-Meta.

Rruga e Kombit do të jepet me koncesion.

Sot rruga ka një trafik mesatar, 6000 mjete në ditë por që pritet të shtohet për shkak të përfundimit të rrugës Prishtinë-Shkup dhe përfundimit të rrugës Nish-Merdare.

Në këtë mënyrë kjo rrugë bëhet një rrugë lidhëse ndërmjet korridorit VIII dhe X.

Sot kosto e mirëmbajtjës është rreth 4 milion Euro/vit, sipas informacioneve parashikohet që koncesionari të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin një tunel rreth 280m për në Kukës si dhe sistemimin e skarpateve dhe degëzimeve.

Ky investim kap një shifër 30-40 milion Euro.
• Megjithëse është planifikuar dhe Ministri Haxhinasto konfirmon që koncesioni do të realizohet për punë ditësh në programin e investimeve për vitin 2016 vazhdon të planifikohet mirëmbajtja e kësaj rruge në vlerën 2,3 bln lekë.
• Për mungesë transparence nuk janë sqaruar kush janë risqet që merr privati dhe ato të qeverisë.
Sipas ligjit të koncesioneve 125/2013 neni 8.1 pika c partneri privat zakonisht merr përsipër nivele dhe shtrirje të ndryshme të risqeve.
Po ashtu në zbatim të këtij ligji neni 8.5 Këshilli i Ministrave miraton një dokument politikash për përcaktimin e sektoreve parësor për investime PPP.

Ne nuk dimë të jetë miratuar një dokument i tillë që ti hapë rrugën këtij koncesioni
• Taksimi për Rrugën e Kombit është një taksim i dyfisht pasi taksa e qarkullimit prej 27 Lekë/Liter mblidhet nëpërmjet çmimit të karburantit ndërkohë që pritshmëria e këtij fondi për vitin 2015 është rreth15 bln Lekë ose 120 mln Euro.
Kjo taksë është rritur nga 7 Leke/Liter në vitin 2013 në 27 Lekë.
• Ministri ka konfirmuar mekanizmin për garancinë e trafikut.

Në rast se fluksi i makinave në këtë segment bie nën një vlerë të pranuar, Qeveria do të duhet të kompensoje humbjet e koncesionarit.

• Ka informacione që është kërkuar që Qeveria duke filluar nga viti i 5 i operimit të garantoje rreth 11-12 Mln Euro në vit (availability payment) për këtë projekt për 10 vjet rresht gjë që nënkupton blerjen e investimit nga Qeveria me një vlerë 3 herë më të lartë ndërkohë që koncesionari gëzon të mirat e koncesionit.

Në këtë rast qeveria përsëri në zbatim të Ligjit për koncesionet duhet të bëjë krahasimin me sektorin publik.
Sqarim:
• Në vitin 2012 qeveria e PD ka inicuar koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës me asistencën e IFC dhe ka përgatitur dhe studimin e fizibilitetit.
Ndryshe nga ajo që po ndodh sot në atë kohë investimi i kërkuar ishte në vlerën 100 milione Euro për të njëjtën tarife, pasi kishte dhe dublimin e segmentit Milot Rrëshen dhe degëzimet më tepër se ajo që po kërkohet të bëhet sot.
Në atë kohë u para kualifikuan kompani ndërkombëtare të mëdha si Vinci, Strabag, Hochtiefetj të cilat këtë rradhë nuk u afruan.
Me vendosjen e takses së rrugës Kombit do të kemi mbitaksim, pasi sot paguhet taksa qarkullimit.
Nuk është marrë parasysh aspekti social .
Për 20 vjet nuk do ketë rritje trafiku, të pakten këtë konfirmojnë specialistët, pasi fokusi i biznesit është drejt europës qëndrore.
Transpotri në krizë nga rritja karburantit dhe shteti ka përfituar.
Tani shteti të shoh problematikat pasi aspekti social është i pari, pastaj biznesi, por fluksi ka rëndësinë e vet.
Por dhe gjithçka para se të jepet me koncension ka një analizë paraprake.
Nuk ka prononcime për këtë koncension, as transparencë.
Gjithcka del në gazetë dhe nuk ka terma reference.
Nuk dimë çfarë detyrimesh i ngarkon shtetit kompania fituese…
Nuk ka patur debat publik …
Asnjë metër rrugë dytësore.
Për sigurinë rrugore sa fonde ka? A keni lobuar?
Asnjë fond dhe asnjë lobim për të …

Nuk ka projekte për rrugë …
Ka vetëm për hekurudhën Durrës-Vlorë. ( klientelistët)
Ka gabim në koncept ka lekë për Jaguar e për rrugë e projekte nuk ka.
S’ka projekte, as Masterplan autostradal siç kanë, vendet e rajonit.
Ne bëmë rrugë për qytetarët, zhvilluam infrastrukturën, Rama mbushi burgjet me pashpirtësinë e tij dhe çdo ditë koncensione jo transparente me buxhetin e shtetit për klientelistët e qeverisë.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Actualité

Tagué:, , , , , , , , ,

Laisser un commentaire