Actualité

ALBINA DEDA: NË MJEKSI VAZHDON E NJËJTA HISTORI, DEMAGOGJI, MASHTRIM, PASHPIRTËSI E HAJDUTËRI

12596463_432896950242969_1719977898_n-E përgëzoj Ministrinë e Shëndetësisë që pranon më së fundi mjerimin e sistemit, të pakten në Veri.
Më vjen keq që e kam lodhur zyrën e Propagandës në një tentativë të stermundimshme për të manipuluar me shifra qesharake e fjali pa sens.
Zotërinj të stafit koncesionar të Beqës Rrenimi i spitaleve flet vetë.
Ka vetë vuajtje dhe harxhime pa hesap të shqiptarëve për të blerë ilaçe dhe çdo trajtim shëndetësor.
Shëndetësia falas është halucinacion, është iluzion!!
Rama Beqja kanë rilindur me pasuri përallore nga koncesionet në Shëndetësi.
Më vjen mirë që nga inspektimet në terren të opozitës, ku unë i kam bërë thirrje edhe Ramës të marrë Beqën të spostoj shoë-n e tij edhe në veriun e braktisur, më në fund shoku Beqë pranon situaten e rëndë e mjerane në spitale.
Qytetarët blejnë medikamentet vetë kur janë në spital.
Kjo është një kosto shkatërruese, e nuk bëhet fjalë për  » shëndetësi falas » kjo ndodh vetëm në mendjen e Beqës e Ramës që duan të fajësojnë PD-në për çdo gjë.
Ne erdhëm në pushtet në 2005 dhe gjetëm një sistem të fragmentuar, të pamatshëm, të centralizuar, dhe me aparatura nëpër magazina vetëm sa për inventar.
Fillimisht u reformua sistemi parësor, mjeku i familjes, si porta e parë pritëse për pacientët.
U vendosen indikatorë për të matur punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve, Baza e reformës , decentralizimi, autonomia.
Në 2009 filloj reforma spitalore.
Fillimisht u konsolidua sistemi referimit, kordinimi i hallkave të sistemit.
Filloj autonomia spitalore.
Planifikimi dhe prokurimi i  » mallra e shërbime » nga vetë stafet mjekësore.
Mungesat në medikamente dhe shërbime u përmirësuan.
Filloj matja e kostove spitalore për ti hapur rrugë implementimit të ligjit të Ri për: implementimin e paketave të mirëpërcaktuara në shtet dhe në privat.
Filloj të liberalizohet tregu.
Në qarkun e Lezhës ne financuam në Qendra shëndetësore, ambulanca A1 (ne zona) 23 të tilla.
Spitale (rikonstruksion) spitali i Rrëshenit, materniteti Lezhë, mirëmbajtje nga të ardhurat dytësore që mblidhnin subjektet shëndetësore, Aparatura (skaneri në Spitalin e Lezhës).
Ndërsa Rilindja pasi solli bandat kriminale, të pashkolluar, nëpër zyrat e shtetit në qarkun e Lezhës e ka dhënë mesazhin e qartë për qytetarët: denigrim, braktisje, varfëri papunësi e shërbim shëndetësor falas kur të shkojnë në botën tjetër.
Sot blihet gjithçka.
Dil inspekto situaten.
Qytetarët do të nxjerrin sytë Beqë.
Unë kam qënë drejtuese në Lezhë dhe shkoj e takoj çdo koleg , të majtë e të djathtë, çdo qytetar që ka trokitur në zyrën time apo të subjekteve që kam menaxhuar unë bashkë me kolegët dhe stafin me të cilët punuam në grup, pa asnjë problem.
Kam marrë vlerësime dhe nuk fshihem siç fshihet MSH-ja që asnjë moment nuk mund të përballet me askënd, prej shkatërrimit dhe hajdutërisë që i ka sjellë si Rilindas Shqiptarëve.
Sot jemi në një nivel edhe më keq se në 2005 kur këta lanë pushtetin.
E njëjta histori, demagogji, mashtrim, pashpirtësi e hajduteri.

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire