Dossier

REVOLUCIONI POPULLOR ANTIKOMUNIST NË SHQIPËRI

12733450_10208963958805381_177327594294383571_n

-Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist të Ramiz Alisë.

Situata politike para Lëvizjes:

Gjendja politike ishte e vështirë për Partinë e Punës. Regjimet komuniste në të gjitha vendet e Europës Lindore kishin rënë. I fundit kishte qenë regjimi rumun që kishte mbaruar në mënyrë të përgjakshme. Komunistët shqiptarë nuk po reflektonin. Shqipëria ishte i fundit vend me një regjim komunist në Europë.

Zona e Lëvizjes:

Shkodra, Kavaja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Pogradeci dhe Fieri.

Janar-Nëntor 1990:

14 Janar 1990 : Zhvillohet në Shkodër demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra shkodranë dalin në qendër të qytetit dhe përpiqen të hedhin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen dhe dhunohen barbarisht në burgje. [1]
26 Mars 1990 : Zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demostratë. Masivisht fyhet diktatori Hoxha.
2 Korrik 1990 : Fillon hyrja masive në ambasada. Me mijëra të rinj hyjnë në ambasada në kërkim të azilit politik. Ambasadat me më shumë persona janë ajo gjermane dhe ajo italiane. Të vetmet ambasada ku nuk pati azilantë ishin ajo kineze dhe ajo kubane. TVSh transmeton pamje ku azilantët kërkojnë të dalin por nuk i « lejojnë » autoritetet e ambasadave. Fillojnë demonstratat antikomuniste në gjithë vendin.
Korrik-Nëntor 1990: Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demostruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore. Policia kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë.

Dhjetor 1990:

8 Dhjetor 1990 : Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi dhe Gramoz Pashko. Partia e re bazohet mbi idealet e « Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë ».
11 Dhjetor 1990 : Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk pranon t’i plotësojë ato.
12 Dhjetor 1990 : Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha njëri nga doktorët më të njohur të vendit.

Janar-Mars 1991:

5 Janar 1991 : Fillon botimi i gazetës « Rilindja Demokratike », organ i Partisë Demokratike.
20 Shkurt 1991 : Demonstruesit pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha i cili sundoi vendin për 40 vjet nën diktaturën komuniste më të ashpër në botë së bashku me atë të Kamboxhias.
21 Shkurt 1991 : Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano.
31 Mars 1991 : Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshëm favorizon PPSH. Me shumë manipulime fiton PPSH. Në qytetet e mëdha fiton Partia Demokratike. PPSH fiton në zonat fshatare ku PD ende nuk ka mundur të arrijë. Vetë Ramiz Alia humbet në zonën ku në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet President i Republikës me votat pro të PPSH dhe ato kundër të PDSH.

Prill-Dhjetor 1991:

2 Prill 1991 : Pas një demostrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demostruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës.
Prill 1991 : Zhvillohen greva dhe demostrata të fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët të cilët hyjnë masivisht në greva.
4 Qershor 1991 : Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.
10 Qershor 1991 : Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë.
Qershor-Nëntor 1991 : Zhvillohen demostrata antikomuniste. Thirrjet e demostruesve janë « Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa! », « Liri-Demokraci! », « Enver-Hitler! », « Poshtë komunizmi »! etj. Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijmit të PKSH. Ushtria demostron forcën duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore.
6 Dhjetor 1991 : Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.

Janar-Mars 1992:

Janar 1992 : Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.
22 Mars 1992 : Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90 %. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni Antikomunist triumfon.

Pas revolucionit:

Qeveria e re filloi proceset gjyqësore kundër udhëheqjes së PPSH me akuzën për genocid ndaj popullit shqiptar. Filluan procese gjyqësore edhe kundër ish-ushtarakëve dhe ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit.
PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire