Culture

XHEVAHIR SPAHIU: ISUF LUZAJ, NJË MINIERË PËRTEJ OQEANIT

xhevahir_spahiu-284x300

( »Përpjekja » më 9 dhjetor 2012)

Dimrin që shkoi, në Çikago, ndjeva një nga gëzimet e qëruara shpirtërore dhe intelektuale, aq të rralla në këtë botë, ku fytyrat e rëndomta dhe shpirtrat pa ngjyrë nuk kanë të sosur. Përpara syve të mi u shfaq një njeri befasues, një mendje e gjallë, sa e lindur, aq dhe e selitur prej jetës me tallaze dhe studimeve faustiane.
Gjithçka merrte trajtë të kthjellët në fjalët që thoshte; ato që i linte mangët fjala, sakaq, i thoshin sytë aty të menduar e aty në sulm, si sytë e një shkabe. Trup lartë, 82-vjeçar, me gjithë një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale në zemër, ai beson se do të rrojë gjatë, por, të paktën në dukje, edhe s’e ha fort meraku nëse i lë shëndenë kësaj bote, të cilën e kundron si botë të absurdit.
Në ballin e gjerë e të braktisur prej flokëve të binte në sy mungesa e rrudhave. Mbase, thashë me vete, mbase nga që në rininë e tij të parë mendonjëse a më vonë e ka pas mbajtur vëth në vesh një porosi të Volterit, që s’di pse m’u kujtuan ato çaste: Mjerë filozofët që nuk i zhdukin rrudhat duke qeshur! Emri i Isuf Luzajt është pak ose aspak i njohur në botën kulturore shqiptare, kurse për brezin tim, ca më keq, thuajse i padëgjuar.
Atëherë, pa fjalë, vetvetiu del pyetja: Kush është dhe ç’ngulmon të përfaqësoje filozofi, poeti, prozatori, historiani dhe kujtimtari Isuf Luzaj?

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Culture

Tagué:, , , , , ,

Laisser un commentaire