Culture

E VERBËRA AMERIKANE POEZI PËR ISUF LUZAJ

1-Carrie-Hooper

-Amerikanja Carrie Hooper, megjithëse e verbër, e ka mësuar shqipen për dy vjet, kryesisht në mënyrë të pavarur. Ajo flet, shkruan e thurë poezi dhe këndon në gjuhën tonë amtare. Është domethënëse këshilla e saj, për bashkatdhetarët tanë në SHBA: “Ruajeni gjuhën shqipe!”
Ajo gjithashtu i ka kushtuar një poezi Prof. Dr. Isuf Luzaj dhe spjegon arsyet se si u frymëzua që të shkruante këtë poezi.

CARRIE HOOPER: – Lexova një artikull në Gazetën Dielli për Dalan Luzajn që festoj ditëlindjen e tij në fshatin në të cilin u internua me familjen e vet kur ishte fëmijë. Shkrimi përmendi Isuf Luzajn, të atit të Dalanit, dhe përcolli të dhëna për jetën e tij. U frymëzova ta shkruaja poezinë për Isuf Luzajn pasi lexova këtë artikull. Nuk kam lexuar ndonjë libër të Isuf Luzajt por e di se ishte një njeri shumë i zgjuar dhe atdhedashës dhe jepte mësim në universitetet në Amerikë.

PËR ISUF LUZAJN
(Carrie Hooper)

Tempull i dijes
Korife e atdhetarizmit,
për çlirimin e shqiponjave
Të robëruara
Në kafazin e diktaturës,
Pareshtur punove.
Ishte shpërblimi yt
I pamerituar
Kurbeti trishtimprurës
Dhe internimi shtazor
I gruas dhe të fëmijëve.
Mirëpo,
Nga rrushi i fatkeqësive
Duke ndriçuar universitetet amerikane
Me zgjuarsinë tënde.
Në livadhin e mendjes sate,
Bulëzuan vargjet e tua.

Në panteonin e dijetarëve,
Në plejadën e filozofëve Gjëmon
Emri yt i pafdekshëm.

PRESS INDEPENDENT / Përgatiti: LEON MOLLA

Catégories :Culture

Tagué:, , , , ,

Laisser un commentaire