Actualité

MBRETI I JORDANISË: TURQIA EKSPORTON TERRORISTË NË EUROPË

king-abdullah-jordan

-Mbreti i Jordanisë ka akuzuar Turqinë se, ka eksportuar terroristë në Evropë. Mbreti Abdullah ka deklaruar, kriza e madhe e refugjatëve nuk ishte një aksident ashtu si dhe prezenca e terroristëve mes tyre.
“Është fakt që terroristët po shkojnë në Evropë si pjesë e politikave të Turqisë”, është shprehur ai. I pyetur për faktin nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah tha se kjo është e vërtetë absolute.
Kjo deklaratë e mbretit të Jordanisë në fakt është bërë më 11 janar gjatë një takimi në Kongresin amerikan, raporton “MiddleEastEye”, që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme. Madje ai ka shpjeguar dhe motivet pse presidenti turk Erdogan po e bën një gjë të tillë, transmeton panorama.al.
Abdullah tha se Erdogan beson se “islami radikal është zgjidhje për rajonin”. Sipas tij Turqia jo vetëm mbështet grupet radikale në Siri, por edhe ka mbështetur grupe të tilla në Libi dhe Somali. Abdullah pretendon se “radikalizmi është prodhuar në Turqi” dhe pyeti kongresmenët pse Turqia po stërvit ushtrinë e Somalisë.
Madje, ai ka ftuar politikanët amerikanë që të pyesin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë çfarë mendojnë për Turqinë. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova po i luten Evropës t’i bëjë pjesë të saj, para se Erdogani ta bëjë këtë.

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire